Deri në vitin 2030, inteligjenca artificiale do të ndihmojë në kryerjen e haxhit

Të gjithë ne e dimë se sa është e pranishme inteligjencë artificiale (AI) në jetën tonë. AI përdoret përmes shumë aplikacioneve në telefona të mençur, banka, dyqane online, etj. Kjo e bën jetën më të lehtë për njerëzit.

Kohët e fundit, Ministria saudite e Haxhit dhe Umres iu bashkua atyre që përdorin shërbimet e AI. Në një video promovuese para sezonit të Haxhit, u zbulua se ky vend deri në vitin 2030 do të përdor AI për t’i menaxhuar më mirë ritet e haxhit dhe për ta lehtësuar vetë procesin për miliona muslimanë.

Ministri i e Haxhit dhe Umres, Muhammed Salih b. Tahir Benten ka njoftuar se do të përdorë AI dhe teknologjitë tjera të përparuara në mënyrë që besimtarët të mund t’i kryejnë obligimet e tyre fetare në një mjedis më të mirë.

Një videon promovuese ka dhënë një vizion të së ardhmes ku muslimanët të cilët dëshirojnë të kryejnë haxhin në vitin 2030 do të kenë mundësi të paraqiten përmes një aplikacioni mobil. Pas regjistrimit, haxhinjët e ardhshme do të marrin një paketë që përmban një kartë elektronike, byzylyk dhe kufje. Gjatë vizitës së tyre, ata do të orientohen përmes këtyre pajisjeve. Veç kësaj, të gjitha bagazhet e haxhinjëve do të dërgohen në dhomën e duhur të hotelit, pa pasur nevojë që haxhinjët t’i bartin vetë. Kur ata vijnë në dhomën e tyre të hotelit, bagazhet tashmë do të jenë aty.

Haxhiu do të marrë të gjitha informatat mbi orarin e kryerjes së haxhit përmes byzylykëve të zgjuar. Ata do të kenë mundësi të dëgjojnë informacione të rëndësishme përmes kufjeve, dhe në byzylyk do të shfaqen njoftime sa herë kanë bërë tavaf rreth Qabesë. Gjithashtu do të informohen se çfarë duhet bërë gjatë riteve të caktuara të haxhit.

Miqtë apo të afërmit e humbur nuk do të jenë problem në të ardhmen. Kur haxhinjët do ta marrin aplikacionin e haxhit dhe umres në telefonat e tyre të mençur, vendet e tyre do të monitorohen përmes teknologjisë AI dhe GPS. Sistemi i mikpritësit do të jetë në gjendje të gjejë vendndodhjen e tyre në çdo kohë.

Gjithashtu pengesa gjuhësore do të bëhet një e kaluar. Kufjet AI do të shërbejnë gjithashtu si një përkthyes që do t'u ndihmojë haxhinjëve që më mirë t’i kuptojnë udhëzimet thelbësore.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.