Hajduti dhe njeriu i ditur

Një tregim i bukur i fitimit të zemrës së njerëzve duke i falur dhe duke u sjell me mirësi, është edhe ky:

Një natë, në shtëpinë e një njeriu të ditur kishte hyrë një hajdut. I dituri e vuri re dhe iu afrua hajdutit me butësi, duke e qetësuar nga frika dhe paniku me këto fjalë:
- Biri im! Më duket se dëshiron të marrësh thesin e grurit. Mirëpo, për të bërë bukë nga gruri, më parë duhet ta bluash, e më pas duhet ta pastrosh nga himet. Në fakt, ti do të lodhesh nga këto punë. Prandaj shiko në dollap se aty ka miell të gatshëm. Nëse do, të jap prej tij.
Hajduti e ndjek të zotin e shtëpisë me qetësi deri tek thesi i miellit, ku njeriu i ditur e pyet:
- A ke ndonjë kafshë për ta bartur thesin?
Më pas, ata e ngarkojnë thesin në kafshë dhe pak para se të largohet, burri i ditur i tregon edhe njëherë butësinë e tij dhe i thotë:
- Biri im! Duhet ta dija më herët që ti ke pasur nevojë dhe të ta plotësoja nevojën. Prandaj ma bëj hallall se të lodha deri këtu!
Hajduti shkrihet i tëri para këtyre fjalëve dhe kur kthehet në shtëpi, nuk arrin të flejë deri në mëngjes nga ndikimi që lanë ato fjalë në shpirtin e tij. Kur zbardhi dita, ai shkoi përsëri tek i dituri dhe u bë nxënës i tij i përkushtuar.

Në kohën tonë, kur çdo gjë ka vetëm vlerë materiale, është e pamundur t’i imagjinosh këto sjellje. Prandaj, edhe ky tregim mund të shihen si legjendë. Mirëpo, kjo ndodhi mund të jetë edhe e vërtetë dhe nuk është e pamundur të ndodh. Humbja e shpirtit dhe e botëkuptimit të vetëmohimit dhe preferimit të të tjerëve para vetes, ka bërë që edhe sakrificat e thjeshta të duken jonormale

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.