Përpiqu të bëhesh si liqeni!

Një mjeshtër indian ishte mërzitur ngaqë çiraku i tij ankohej vazhdimisht.

Një ditë i kërkoi çirakut që t’i sillte kripë.
Kur çiraku e solli kripën, mjeshtri i tha që të hidhte një grusht kripë në një gotë dhe pastaj ta pinte.
Çiraku bëri ashtu siç i tha mjeshtri, por sapo e piu, menjëherë e volli.
Kur mjeshtri e pyeti se çfarë shije kishte, çiraku iu përgjigj me zemërim: “Të hidhur.”
Mjeshtri qeshi, e kapi çirakun për krahu dhe e nxori jashtë. Pastaj e çoi buzë një liqeni.
Këtë herë i tha çirakut që të hidhte një grusht kripë në liqen dhe pastaj të pinte ujë nga liqeni.
Çiraku përsëri e bëri atë që iu tha.
Mjeshtri i bëri të njëjtën pyetje: “Çfarë shije ka?”
Këtë herë çiraku iu përgjigj: “Të këndshme.”
Mjeshtri e pyeti: “A e ndjeve shijen e kripës?”
Çiraku iu përgjigj: “Jo.”
Këtë herë mjeshtri u ul pranë çirakut që po qëndronte në buzë të liqenit dhe i tha: “Problemet në jetë i ngjajnë kripës. Ato nuk janë as pak, as shumë. Masa e problemeve gjithmonë është e njëjtë, por shija e hidhur e këtyre problemeve ndjehet në varësi të asaj me të cilën e përzien. Ajo që duhet të bësh është që t’i zgjerosh ndjenjat në lidhje me problemin që të shkakton vuajtje. Për këtë arsye, mos u bëj si gota, por përpiqu të bëhesh si liqeni!..”

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.