I pagoi të gjitha shërbimet e nënës

Djali erdhi në kuzhinë derisa nëna e përgatiste darkën dhe i dha një letër në të cilën shkruante:

Kositja e barit - 5 euro;
Pastrimi i dhomës - 1 euro;
Shkuarja në shitore - 0.5 euro;
Kujdesi ndaj vëllait të vogël - 0.25 euro;
Hedhja e mbeturinave - 1 euro;
Mirëmbajtja e oborrit - 2 euro’
Gjithsej ke borxh - 9.75 euro.
Nëna e mori lapsin dhe në letër shkroi:
Për nëntë muaj që të barta në barkun tim - pa kompensim;
Për kohë të vështira dhe lotët që m’i ke shkaktuar - pa kompensim;
Për të gjitha netët e mbushura me frikë e brengë kur ishe i sëmurë - pa kompensim;
Për lojërat, ushqimin dhe rrobat - pa kompensim.
Djali im, kur i mbledh të gjitha shpenzimet e dashurisë sime ndaj teje - Falas.
Kur djali lexoi letrën e nënës, me lot në sy e mori lapsin dhe me shkronja të mëdha shkroi: E PAGUAR PLOTËSISHT.

Mendo sa herë në jetë e konsideron të mundimshme dhe urdhëruese kur nëna të thotë: “Vishu mirë se po ftohesh, kujdes mos u shoqëro me çdokënd... Ku je tani...
Kur insiston të hash edhe pse nuk je i uritur.
“Je skuqur në fytyrë, mos ke temperaturë ...”
Por, dije se ashtu duhet të jetë, ngase ajo është nënë.
Allahu i shpalli nënës së Musait që djalin ta hedh në lum, Ai do ta ruajë. Ai, i Lartësuari e premton. Por, nëna prapë i thotë motrës së Musait: “Shko dhe përcille ...” Subhanallah.
Për këtë askush nuk mund ta kuptojë nënën, pos vetë nëna. Fëmiut i takon të përulet me respekt ndaj saj, ta dëgjojë me vëmendje dhe të kuptojë se nëse ajo është e kënaqur, është i kënaqur edhe Allahu!
Nëse e ke gjallë nënën, ruaje, e nëse ka kaluar nga kjo botë, ruaje me lutje!

Allahu xh.sh. urdhëron e thotë:
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (El - Israë, 23-24)



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Programi Festiv për Fitër Bajram