Bëhet duaja e haxhinjëve të komunës së Gjakovës

Sot, e premte, më 10.08.2018 pas namazit të xhumasë në prani të një numri të konsiderueshëm të xhematlinjve dhe mysafirëve të shumtë që kanë ardhur për të qenë prezent në Xhamin e Hadum Agës në Gjakovë, u bë duaja e haxhinjëve të cilët sivjet kanë vendosur të udhëtojnë në vendet e shenjta në Mekke dhe Medinë për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.

Me leximin e një pjese nga Kur’ani Famëlartë ceremoninë e hapi imami i xhamisë së Hadumit, hafiz Safet ef.Hoxha, e më pas fjalën e mori kryemami i KBIGJ-së, Visar ef.Koshi, i cili i përgëzoi haxhinjët e rinj, u uroi rrugëtim të mbarë dhe qëndrrim e kalim sa më të mirë në vendet e shenjta.
Ai shkurtimisht ua spjegoi atyre dobitë e mirësitë që sjell ky rrugëtim, u uroi shendet dhe lehtësim në kryerjen e obligimeve dhe haxh të pranuar nga Allahu i Madhërishëm.
Në fund të gjithë së bashku bënë duanë për të gjithë ata të cilët këtë vit kanë vendosur ta kryejnë kushtin e pestë të Islamit, Haxhin
Nisja e grupit të haxhinjëve të komunës së Gjakovës do të bëhet ditën e marte më 14.08.2018 nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari".
Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë të gjithë haxhilerëve u dëshiron rrugëtim të mbarë dhe haxh të pranuar.















Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.