Sa u ka kushtuar haxhinjëve të rajonit këtë vit shkuarja në Haxh?

Për shkuarje në Haxh, besimtarët musliman nga vendet e rajonit është dashur të ndajnë rreth dhjetë paga mesatare mujore.

Haxhin më të shtrenjtë e kanë paguar besimtarët nga BeH ndërsa më të lirin ata nga Kosova, njofton Al Jazeera.
Besimtarët nga BeH që kanë vendosur ta kryejnë këtë obligim, është dashur të ndajnë 4.167 euro për person, 127 euro më shumë se vitin e kaluar.
Në dhjetë vitet e kaluara çmimi i shkuarjes në Haxh në BeH është ngritur në 1.575 euro, apo katër paga mesatare në atë vend.
Për shkak të luftës në Siri, besimtarët musliman me vite në Haxh udhëtojnë kryesisht me aeroplan.
Çmimi për shkuarje në Haxh mbulon transportin me aeroplan, vendosjen në hotel, ushqimin dhe taksat.
BeH ka çmimin më të lartë në rajon, kurse nga ky vend është më shtrenjtë të udhëtohet në Haxh nga Australia, Gjermania dhe Zvicra.
Në Meshihatin e Bashkësisë islame të Serbisë, me seli në Novi Pazar shkuarja në haxh këtë vit është më i shtrenjtë për 200 euro dhe është 4.000 euro për person.
Vitin e kaluar çmimi për haxh për besimtarët nga Sllovenia ka qenë 3.900 euro, ndërsa këtë vit është 4.400 euro, ka thënë për Al Jazeera Nevzet Poriç, sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame në Slloveni. Ai tha se për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kandidatëve, ky komunitet nuk mund të organizojë vetë udhëtimin për haxh, prandaj ata udhëtojnë përmes një agjencie nga Vjena.
Çmimin më të lirë për Haxh e kanë paguar qytetarët e Bullgarisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Besimtarët muslimanë nga vendet e ish Jugosllavisë janë dashur të ndajnë disa paga mujore për udhëtimin në Haxh.
P.sh. atyre nga Kosova u është dashur t’i mbledhin 10.2 paga mesatare. Atyrenga Shqipëria, Maqedonia dhe BeH më shumë se nëntë paga mujore.
Nga ana tjetër, për besimtarët nga Austria, Danimarka, Gjermania dhe Zvicra, një pagë mesatare ka qenë e mjaftueshme për të mbuluar koston e udhëtimit në Haxh

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.