Aspekti juridik i kurbanit

Kurbani (therja e kurbanit) është i bazuar në Kur'an dhe Hadith / Sunnet. Allahu xh. sh. në suren El-Kewther thotë: "... dhe preni Kurban " (El-Kewther, 2).

Muhammedi a.s. lidhur me kurbanin thotë: "Kush ka mundësi të therë kurban, e nuk e therë, mos t'i afrohet musal-lasë (vendfaljes së namazit)".

Duke e marrë parasysh këtë tnfëdi wë i jep Kur'ani dhe Hadithi, Imam Ebu Hanife këtë veprim e radhitë në shkallën e vaxhibit (detyrimit fetar). Për shkak të rëndësisë që ka aspekti juridik i institucionit të kurbanit, dispozitat janë përpunuar deri në hollësi nga ana e dijetarëve muslimanë.
Në vazhdim, në pika të shkurtra, do ta shtrojmë aspektin juridik të kurbanit.


1. Ç'është kurbani

Ndonëse mendimtarët islamë nuk janë unikë rreth përcaktimit se ç'është kurbani, megjithatë përkufizimi më i pranuar ndër dijetarët është:
Therja e kurbanit është detyrë rigoroze fetare (vaxhib) për beimtarët e rritur dhe të pasur, të cilët gjatë tri ditëve të bajramit të kurbanit gjenden në shtëpi, pasuria e të cilëve, pas plotësimit të nevojave familjare, arrin shumën e më së paku një nisabi (vlera e nisabit është 641.5 gram argjend).


2. Kush është i obliguar ta therë kurbanin

Sipas dispozitrave islame, çdo musliman, i moshës madhore (balig), i cili gjatë tri ditëve të bajramit të kurbanit e plotëson nisabin, është i obliguar të therë kurban dhe atë vetëm për vetveten.
Sa u përket fëmijëve të rritur, Imam Ebu Hanife konsideron se babai duhet të therë kurban për ta siç e jep për ta edhe zekat'ul-fitrin. Imam Muhammed ibn Hasani dhe Imam Ebu Jusufi konsiderojnë se babai nuk është i obliguar të therë kurban për fëmijët e mitur, qoftë këta të kenë edhe pasuri të tyre.
Edhe pse mendimi i Imam Ebu Hanifes nuk është aprovuar deri tash nga medhebi hanefi apo ndonjë medhheb tjetër, konsiderojmë se, duke e pasur parasysh aspektin socialo-ekonomik dhe moralo-etik, vlen të afirmohet dhe të praktikohet ndër ne.
Të gjithë dijetarët pajtohen se nëna, qoftë edhe e pasur, nuk është e obliguar të therë kurban për fëmijët e saj të mitur. Nuk janë të obliguar të therin kurban edhe udhëtari, pastaj varfanjaku, njerëzit me të meta mentale (të cilët trajtohen si fëmijë të mitur) dhe borxhlinjtë.


3. Lënda e kurbanit

Lëndë kurbani kryesisht mund të jenë tre grupe: berrat, gjedhat dhe devetë.
1. Në katagoritnë e berrave hynë: dashi e delja, cjapi dhe dhija që e kanë kaluar një vit moshë. Përjashtim bën që berri mund të jetë më pak se një vit (mbi gjashtë muaj), por të jetë i rritur sikur berri njëvjeçar.
2. Në kategorinë e gjedhit hynë: kau, demi dhe lopa që i kanë mbushur dy vjet.
3. Në kategorinë ku bënë pjesë deveja, e cila ka mbi pesë vjet. Është interesant se gjedhi dhe deveja mund të prehen deri në shtatë përsona, por me kusht që të gjithë ata ta kenë qëllimin në emër të Allahut për kurban, me qëllim të afrimit drejt Allahut xh. sh. (tekarrub ilall-llah)! Nëse ndonjëri prej shtatë pjesëmarrësve në kurban ka qëllime të tjera private, atëherë kurbani nuk vlen për askend.

Çfarë duhet të jetë kafsha për kurban?
Për kurban nuk vlen kafsha me të metat vijuese:
- Nëse kafsha është me një sy apo fare pa sy;
- Nëse është aq e ligësht, aq e dobët apo e çalë sa që kafsha nuk mund të vijë vetë deri në vendin ku do të theret;
- Nëse kafsha e ka të prerë më shumë se gjysmën e veshit ose të bishtit. Nëse kafsha e ka të prerë më pak ose gjysmën, atëherë mund të theret;
- Nëse kafsha është pa dhëmbë ose i mungojnë më shumë se gjysma e tyre;
- Nëse sisat i ka të prera dhe nuk mund t'i ushqejë të vegjlit e saj;
- Nëse kafsha është aq e sëmurë sa që është e sigurt se nuk mund të jetojë më etj.


4. Koha e prerjes së kurbanit

Therja e kurbanit sipas dispozitave islame e ka kohën e caktuar, prandaj nëse theret më herët apo më vonë sa që është caktuar nuk do të vlejë si kurban. Në këtë pajtohen të gjitha shkollat juridike. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë hadithin se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Kush therë kurban para namazit të kurbanit, e ka therë për vete (domethënë: nuk do t'i pranohet si kurban), ndërsa kush e therë pas namazit të bajramit dhe dy hutbeve, në përpikëri e ka kryer obligimin e tij dhe është sjellë sipas sunetit të muslimanëve."
Siç vërehet edhe nga hadithi i sipërm, koha e therrjes së kurbanit fillon nga dita e parë e bajramit pas namazit dhe hutbes dhe zgjatë deri në ditën e tretë me perëndimin e diellit.
Mirëpo, në ato vende ku nuk falet namazi i bajramit (siç është rasti në diasporë, apo në enklava muslimane etj.), koha e therjes së kurbanit fillon nga agimi i ditës së parë të bajramit dhe zgjatë deri në perëndimin e diellit në ditën e tretë të bajramit,
Nëse ai i cili është i obliguar të therë kurban këtë nuk e bën brenda tri ditëve të bajramit, kurse e ka blerë kurbanin e gjallë apo vlerën e kurbanit në para do t'ia falë, fjala vjen, ndonjë të varfëri apo medreseve tona.
Personi i cili është i obliguar të therë kurban, por nuk ka arritur të gjejë deri në ditën e tretë të bajramit, paratë për këtë qëllim do t'i ndajë sadakë.


5. Mënyra e therjes së kurbanit

Kurbanin, në parim, duhet të therë vetë i obliguari. Por, nëse për ndonjë arsye nuk mundet, therjen mund ta bëjë edhe ndonjë musliman tjetër, me kusht që therësi i kurbanit të jetë i pranishëm me rastin e aktit të therjes. Therjen mund ta bëjë edhe femra dhe fëmija i rritur nëse i njohin rregullat e therjes, por therjen lejohet ta bëjnë edhe ithtarët e librit të shpallur (ehl'ul-kitabët), por me kusht që të jenë religjioz.
Therjen e kurbanit duhet ta bëjmë sipas shembullit të Muhammedit a.s.. Lidhur me këtë Xhabiri, shoku i tij, thotë: "Kur Muhammedi a.s. e falte namazin e bajramit, atëherë e lexonte hutben dhe posa e mbaronte menjëherë urdhëronte që t'ia sjellin kurbanët e tij, të cilët i merrte duke theksuar: Bismil-lahi - Allahu ekber (Në emër të Allahut - Allahu është më i madhi)."
Para se të theret kurbani shtrihet përdhe në anën e majtë, sipas mundësisë të kthehet kah kibla, i lidhen këmbët dhe me thikë të mprehur shpejt i prehen dy enët kryesore të gjakut, gabzherri e të tjera dhe pasi që kurbani mos të japë shenja jete i rjepet lëkura.


6. Ndarja e mishit dhe e lëkurave të kurbanit

Praktika e Muhammedit a.s. është shembulli më i mirë se si duhet vepruar edhe ne me rastin e therjes së kurbanit me mishin dhe me lëkurën e kurbanit.
Tërë sasia e mishit duhet të ndahet në pjesë të njëjta dhe atë:
- Një e treta u ndahet varfanjakëve;
- Një e treta farefisit, fqinjve dhe miqëve;
- Një e treta e fundit ndahet për nevoja personale dhe familjare. Vetë Muhamedi a.s. pasi e therte kurbanin ua ndante njerëzve më nevojtarë, përkatësisht i ftonte banorët e Medinës dhe iu thoshte: "Kujt i nevojitet le të marrë për vete sa të dëshirojë."

Mirëpo, kushtet e reja jetësore që i dikton urbanizimi i vendbanimeve na sjellë para pyetjes: si ta kryejmë këtë obligim në lagjet e urbanizuara, ndërtesat shumëkatëshe etj etj.
E ballafaquar me këtë problem, Bashkësia Islame në RSFJ ndërmori aksionin që të gjithë ata që nuk kanë kushte apo dëshirojnë që kurbanët e tyre t'i dërgojnë në medresetë tona në Prishtinë, Sarajevë dhe Shkup, këtë mund ta bëjnë në atë mënyrë që kurbanët e tyre (vlerën) do t'i paguajnë në llogarinë e medresesë së caktar, kurse aty do të bëhet therja sipas të gjitha rregullave islame dhe do të përdoren për ushqimin e nxënësve të medreseve.
Ky aksion i Bashkësisë Islame jo vetëm që është i qëlluar dhe fetarisht i lejuar por edhe i rekomanduar. Për më tepër, kur sot standardi ynë nuk varet nga mishi i kurbanit, kurse në anën tjetër e kryejmë obligimin tonë fetar dhe e ndihmojmë që puna në medrese të rrjedhë normalisht.
Kjo vlen veçmas për "kurbanët zotues" (mendhuretun) dhe për "kurbanat sipas porosisë" (vasijjetun), të cilët duhet të ndahen në tërësi, duke mos ndalur kurrfarë sasie të mishit për vete.
Sa u përket lëkurave të kurbanave, dispozitat janë të qarta. Muhamedi a.s. lidhur me këtë ka thënë:
"Kush e shet lëkurën e kurbanit të tij, ai sikur as që ka therë kurban."
Mirëpo, personat dhe institucionet (medresetë) të cilëve iu dhurohen lëkurët, mund t'i përdorin për nevojat e veta por edhe mund t'i shesin.
Nëse ai që therë kurban e mban lëkurën për nevojat e tij, duhet që vlerën e saj ta japë në medrese (sadaka).
Nga ajo që u theksua më lartë rrjedh porosia për besimtarët e sotëm që kurbanët dhe lëkurat e kurbanëve t'ua dhurojnë medreseve tona dhe fakultetit tonë në Sarajevë. (Më vonë, fakultete islame janë hapur edhe në Prishtinë dhe Shkup).


____________
P.S. :
Shkrimi është botuar në gazetën El-Hilal, organ i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, nr. 8/1988, fq. 1 dhe 3, por redaksia i ka hequt fusnotat për arsye të hapësirës. Autori nuk e posedon kopjen origjinale me fusnota, kështu që shkrimin po e botojmë ashtu si është publikuar në gazetë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.