Dita e parë e Kurban Bajramit të martën më 21.08.2018

Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë njofton opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të martën, më 21 gusht 2018.

Manifestimi qendror për festën e Kurban Bajramit mbahet në xhaminë Sylejman Hadim Aga në Gjakovë.
Manifestimi fillon në ora 05:10, me thirrjen e ezanit të sabahut nëpër të gjitha xhamitë e Gjakovës dhe me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga imamet tonë.

Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:25 minuta.

Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë të gjithë vizitorët për urimin e festës së Kurban Bajramit do t'i mirëpret nga ora 09:00 deri në ora 11:00

Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin për shtim të mirëkuptimit, dashurisë për njëri tjetrin, për paqe e mirësi.

Me fat festa e Kurban Bajramit!

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.