Bashkesia Islame e Kosovës fillon shpërndarjen e mishit të kurbanit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, përmes shoqatës së saj “Bereqeti” sot ka filluar shpërndarjen e mishit të kurbanit. Kurbanet të cilët janë porositur nga besimtarët tanë nga vendi dhe diaspora janë prerë nën organizimin dhe mbikëqyrjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Fillimisht shpërndarja ka filluar në regjionin e Prishtinës, më konkretisht në komunat: Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Drenas, Obiliq dhe Fushë Kosovë, e më pas do të vazhdojë edhe në komunat tjera në ditët në vijim. Pasi që të përfundohen të gjitha komunat, me mish kurbani do të furnizohen edhe institucionet e ndryshme të vendit, si shoqatat e të verbërve, shoqatat e henikepëve, si dhe qendra e institucione të ndryshme sociale.

Vlen të përmendet se këtë vit nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës janë prerë 1231 krerë lopë (apo 8617 porosi nga besimtarët tanë).

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës u është mirënjohëse gjithë besimtarëve të cilët edhe këtë vit besuan në punën dhe angazhimin e Kryesisë për prerjen e kurbaneve./bislame/







Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.