Arbënora Fejza Idrizi nga Skenderaj synon ta thyejë rekordin botëror të Ginisit

Arbënora Fejza Idrizi nga Skenderaj po synon ta thyejë një rekord të Guinness-it me një punim të veçantë.

Bëhet fjalë për një lule të punuar sipas artit japonez, me një lloj letre të veçantë e cila thyhet 23 herë.

Rekordi aktual i kësaj luleje është 5 metra, kurse synimi i Arbënores është që ta bëjë 9 metra.

Arbënora ka treguar se i kanë kryer provat gjenerale dhe do t’ua dërgojnë videot stafit të Guinness-it.

Ajo ka thënë se ka marrë përkrahje të vazhdueshme nga Komuna e Skenderajt dhe se pret që do të marrë përgjigje pozitive nga stafi i Guinness-it.

Kurse Ramiz Shala, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Skenderajt, ka thënë se kjo komunë dhe kryetari Bekim Jashari e kanë mirëpritur kërkesën e Arbënores dhe se ndihen krenarë me një sukses të tillë. Gjatë këtij punimi, Arbënores i ka ndihmuar edhe profesori Agim Agushi, dy herë rekordmen i Librit të Guinness-it./klankosova/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.