Urimi i Myftiut Tërnava me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-2019

Të dashur nxënës,
Sot, më 3 shtator, shkollat hapin portat për ju për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019.

Për disa për ju është hera e parë që i drejtoheni bankave të shkollës e për disa të tjerë është kthim në këto banka. Është sfidë të cilës megjithatë nuk mund t’i ikni. Ju jeni ardhmëria e këtij vendi dhe e kësaj shoqërie andaj ky rrugëtim është sa i pashmangshëm aq edhe i domosdoshëm. Kjo sfidë është për t’iu formuar dhe kalitur për përgjegjësitë që iu presin. Një ditë, mbase jo larg, fati i këtij vendi do të jetë në duart tuaja. Dikur, një urtar ka thënë: ‘Dituria është dritë, injoranca është errësirë.’ Andaj, nëse ju i përkushtoheni fitimit të diturisë, ju bëheni dritë, e cila ndriçon rrugën e këtij populli dhe të ardhmen këtij shteti. Ne, si popull i vogël dhe shtet në formim e sipër, vetëm me vlera dhe dituri mund të garojmë me popujt tjerë.

Andaj me lejoni që si prind, qytetar dhe Myfti i vendit tonë, t’iu uroj për këtë vit të ri shkollor duke e lutur Zotin e Gjithëdijshëm që t’iu mësojë, t’iu ruajë, t’iu jep shëndet dhe sukses! Do të doja të veçoj me urim edhe nxënësit e Medresesë Alauddin me paralelet e saja fizike në Gjilan dhe Prizren duke kërkuar prej tyre që reputacionin e kësaj shkolle dhe prestigjin e fituar ndër vite si shkolla më e suksesshme ta ruajnë e ta mbajnë edhe për shumë vite.

Urimet e mia janë edhe për gjithë mësuesit e mësueset dhe personelin edukativo arsimor në të gjithë vendin. Qofshi të ndihmuar nga Zoti!

I juaji,

Mr. Naim TËRNAVA

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.