Përfundoi me sukses për këtë vit rituali i Haxhit

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës njofton se sot, me datë 4 shtator 2018, ka arritur në Kosovë grupi i fundit i haxhive, që këtë vit kryen Haxhin në vendet e shenjta, Meke dhe Medine.

Si tradicionalisht, në pritje të tyre pos zyrtarëve nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, kishin dalë edhe shumë familjarë të tyre.

Bashkësia Islame e Kosovës shprehet e kënaqur me ecurinë e organizimit të Haxhit, dhe njofton se gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë dhe pa asnjë problem, ndaj lusim Zotin e Madhëruar që gjithë haxhive t’ua ketë pranuar haxhin, ibadetet dhe duatë e tyre.

Vlen të përmendet se këtë vit nga Kosova për ta kryer Haxhin udhëtuan 1083 besimtarë./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.