Suret kuranore që duhet të lexohen kundër stresit dhe depresionit

Jeta e kësaj bote nuk është e aq e thjeshtë. Ne, si qenie njerëzore, shpesh vuajmë nga pikëllimi, mërzia, dëshpërimi dhe sprovat e ndryshme. Secila nga këto situata mund të na çojë në depresion. Megjithatë, ndonjëherë ne nuk na duhet ndonjë arsye që të jemi depresiv, por kur të ndodhë, detyrë jonë është të kërkojmë ndihmë.

Allahu xh.sh., e shpalli Kur'anin si udhëzim për njerëzimin deri në Ditën e Gjykimit, duke na dhënë një udhëzues që mund të na ndihmojë në situatat depresive.
Disa sure kur’anore janë shumë të vlefshme dhe të rëndësishme për t’u lexuar gjatë periudhës së ankthit dhe depresionit, duke marr parasysh se mesazhet dhe kuptimet e tyre mund t’i lehtësojnë dhe eliminojnë situatat e rënda psikike, me ndihmën e Allahut.

Surja El-Inshirah – hapja e kraharorit

Allahu xh.sh., bashkë me suren Ed-Duha – Mëngjesi, e shpalli edhe suren El-Inshirah – hapjes së kraharorit. Në të, i Plotfuqishmi e porositi Muhamedin, salallahu alejhi ve sel-lem, që Ai ia hoqi dhimbjen e brendshme dhe pikëllimin që Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, e ndiente gjatë kohës së shpalljes së Kuranit dhe vështirësitë me të cilat përballohej. Allahu i Madhëruar thotë se si do ta ngrit namin e të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ve sel-lem, në gjithë globin tokësor. Sot, nuk kalon asnjë sekondë, e që në ndonjë pjesë të Tokës të mos dëgjohen fjalët e ezanit: "Eshedu enne Muhammeden Resulullah!".
Në suren El-Inshirah Allahu thotë se pas çdo vështirësie, pa marrë parasysh se sa e vështirë të jetë, vjen lehtësimi, dhe se ajo në mënyrë të pashmangshme vjen pas belasë. I Plotfuqishmi e porosit Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem, që kohën e pritjes, deri në ardhjen e lehtësimit, ta shkurtoj me adhurim ndaj Zotit, ky është mesazh edhe për ne që në kohët e depresionit të përpiqemi që problemin tonë shëndetësor ta eliminojmë duke iu mbështetur Allahut dhe duke e përmendur Atë.

Surja Jusuf

Një nga suret e hershme që i është shpallura Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, është surja Jusuf. Bëhet fjalë për një pjesë të veçantë të Kur'anit, sepse ajo pothuajse në tërësi i është kushtuar një pejgamberi të Zotit - Jusufit, alejhi-s-selam. Nga kjo sure mund të nxjerrim mesazhe të panumërta, shumë prej tyre janë të lidhura me mënyrat e tejkalimit të situatave të rënda psikike. Të mendojmë për mënyrën se si Jakubi, alejhi-s-selam, dhe Jusufi, alejhi-s-selam, luftuan me dhimbjet shpirtërore dhe vuajtjet e kësaj bote, por Allahu i lartësoi ata për durimin e tyre. Kjo sure është shpallur edhe si ngushëllim për Pejgamberin tonë, Muhammedin, alejhi-s-selam, dhe secilit prej nesh mund t’i shërbejë si një kurë kundër depresionit!

Sirja Isra – Udhëtimi i natës, Kehf - Shpella, Merjem, Ta-Ha, El-Enbija –Pejgamberët

Sahabiu i mirënjohur, Abdullah ibn Mesudin, radijallahu anhu, për sa i përket sureve të përmendura tha: "Ato janë ndër suret e para të shpallura dhe ato janë thesari im." Imam Bejhekiu në komentin e tij të kësaj thënie thotë: "Ibn Mesudi flet për superioritetin e këtyre sureve, për shkak se ato përmbajnë rrëfimet rreth pejgamberëve dhe popujve të tyre. Ato hyjnë në mesin e sureve të para, të shpallura në fillim të Islamit, të periudhës mekase, dhe hyjnë në mesin e pjesëve të para të Kur’anit që janë mësuar dhe memorizuar."
Surja Isra, Kehf, Merjem, Ta-Ha dhe El-Enbija përmbajnë shumë tregime rreth pejgamberëve, popujve të lashtë, e në veçanti për Beni Israilët. Secila prej këtyre tregimeve mund të na ndihmoj në trajtimin e depresionit dhe ankthit, dhe të ndiejmë fuqinë dhe madhështinë e Allahut.

Sure Er-Rahman –Mëshiruesi

Surja Er-Rrahman përmban ndoshta përshkrimin më elokuent dhe më të bukur të Xhenetit, e poashtu edhe të Xhehenemit. Ajo na tregon për bekimet e shumta të cilat Allahu na ka dhuruar. Kjo sure është qetësi për veshë, ilaç për zemër dhe ushqim për shpirt. Duke iu falënderuar përshkrimeve të bukura të Xhenetit dhe përmendjen e bekimeve të Zotit tonë, Surja Er-Rahman është ilaç i mrekullueshëm për depresion.

Surja En-Nas – Njerëzit

Shpesh herë, shkaqet kryesore të depresionit janë humbja e vetë-respektit dhe dyshimit në aftësitë tuaja. Shumë nga këto gjëra janë të tepruara për shkak të pëshpëritjeve të shejtanit, e ai u betua se do të përpiqet të josh çdo qenie njerëzore në Tokë. Mirëpo, Allahu është Mëshirues ndaj robërve dhe nuk i ka lënë të vetmuar. Në mesin e sureve që janë shpallur si ilaç kundër vesveseve të shejtanit hynë edhe surja e fundit e Kur'anin, En-Nas. Leximi i shpeshtë i kësaj sure mund të na ndihmojë në eliminimin e dyshimeve dhe pëshpëritjeve të shejtanit, me ndihmën e Allahut, sepse bëhet fjalë për suren e cila thërret mbrojtjen e Allahut.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.