Cilat sëmundje mund të shërohen me dëgjimin e Kuranit?

Studime të shumta shkencore kanë vërtetuar dobitë e mëdha të cilat njeriu mund t’i fitojë me dëgjimin e rregullt të Kur’anit, e në veçanërisht nëse ajo përcillet me përulësi, meditim dhe zemër të përkushtuar.

Në bazë të hulumtimeve personale, si dhe hulumtimeve të shkencëtarëve të tjerë, është vërtetuar se dëgjimi i Kur’anit me vete sjell këto dobi:
• Forcimin e imunitetit
• Përmirësimin e kreativitetit
• Përmirësimin e koncentrimit dhe memories
• Shërimin e sëmundjeve kronike dhe sëmundjeve të rënda, përfshirë edhe kancerin
• Ndjenjën e paqes së brendshme dhe shërimin e çrregullimeve nervore
• Shërimin e ankthit, nervozës dhe panikut
• Uljen e stresit dhe frikës
• Forcimin e rregullimin e personalitetit
• Shërimin e alergjive, ftohjes, gripit etj.
• Mbrojtjen nga sëmundjet
• Përmirësimin e fuqisë së fjalës
• Ndihmon në largimin e veseve të këqija, si p.sh. konsumimin e duhanit dhe ushqimit të tepruar.
Sipas një studimi shkencor është vërtetuar se dëgjimi i kujdesshëm i Kur’anit përmirëson funksionimin e mushkërive dhe shpejton shërimin e astmës dhe alergjive, veçanërisht tek fëmijët.
Studimi tjetër i kryer në vitin 2013 tregon se dëgjimi i rregullt i Kur’anit forcon imunitetin e trupit. I njëjti studim ka vërtetuar se personat që rregullisht lexojnë Kur’an, e dëgjojnë dhe i përsërisin ato që i mësojnë nga Kur’ani, kanë shëndet më të mirë dhe sistem më të fortë imunitar.
Është vërtetuar se leximi dhe dëgjimi i Kur’anit çon deri te reduktimi i sekretimit të kortizolit, i ashtuquajtur “hormon i stresit”. Në këtë mënyrë, Kur’ani është ilaç për tensionin nervor.

Lexues të nderuar!
I lavdëruar qoftë Allahu i Cili na urdhëron ta lexojmë Kur’anin dhe me kujdes ta dëgjojmë, sepse kjo është shkaktar i mëshirës së Allahut dhe shërim për shumë sëmundje, siç thotë i Lartësuari: “Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” (El-A’raf, 204).
Shkencëtarët kanë zbuluar se në tru ndikojnë tingujt të cilët i dëgjon gjatë gjumit. Truri i njeriut është në gjendje që gjatë gjumit t’i dallojë dhe analizojë tingujt. Secili prej nesh ka mundësi ta shfrytëzoj gjumin në mënyrën më të mirë duke dëgjuar Kur’anin. Kjo është strategji që na mundëson sa më mirë t’i mbajmë në mend ajetet kuranore, e në të njëjtën kohë t’i shërojmë zemrat dhe trupin tonë. Është i mahnitshëm fakti që Krijuesi në Kur’an ka potencuar rëndësinë e gjumit, duke e quajtur edhe si një nga shenjat e Tij: “Të tjera shenja të Tij janë gjumi juaj natën e ditën dhe kërkesa juaj nga dhuntitë e Tij. Vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që dëgjojnë. (Rrum, 23).

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.