Pjesëmarrja e gruas në jetën shoqërore

Sipas teksteve të përdorura për shqyrtimin e kësaj teme vërtetohet pa diskutim pjesëmarrja e gruas në të gjitha fushat e jetës në kohën e Profetit s.a.v.s.

Pjesa më e madhe e teksteve vërtetojnë gjithashtu faktin se gratë që kane marrë pjesë kanë qenë të moshave të ndryshme, madje edhe të pamartuara, të reja edhe jo të kaluara në moshë. Të gjitha takimet që kanë ndodhur mes grave dhe burrave në ambiente të ndryshme sipas rregullave Islame, nuk kanë pasur asnjë problem të atille që të çojnë në izolimin e palëve nga njeri-tjetri. Gjithashtu ka tekste të cilat janë shpallur pas edhe para ajetit të mbulesës dhe ka tekste që kanë lidhje vetëm me gratë e Profetit s.a.v.s.
Këto tekste mund të tregojnë për takime të grave të tjera me Profetin s.a.v.s. ose edhe me sahabet e tjerë prezentë apo gra që takohen me një burrë ose disa burra, ose një grup grash në një takim me një burrë ose disa burra.
Në çoftëse ajetin që thotë: “…Rrini në shtëpi, është më mirë për ju”, do ta merrnim si urdhër për të gjitha besimtaret, atëherë thjeshte do të zbatonim një këshillë që ju takon vetëm grave të Profetit s.a.v.s. edhe do t’ia privonim vetës zbatimin e shumë urdhëresave të tjera si mësimi i dijes, kontributi dhe ndihma ndaj të tjerëve, xhihadi etj. Ato gra që thonë se ‘duke qëndruar në shtëpi ndjehem më mirë’ kanë dale kundra jetës dhe konceptit të jetës, dhe kjo do të kishte pasoja të tjera sociale.
Janë katër lloj takimesh mes grave dhe burrave që përmenden në hadithe:
1. Takimi i kufizuar dhe kalimtar në shtëpi për arsye të ndryshme si: për të vizituar të sëmurin, për një dhuratë, për një fatkeqësi, për të pyetur për diçka që nuk e di, apo kur ke një problem dhe kërkon të bëjë një dua për ty.
2. Takimi kalimtar dhe i kufizuar jashtë shtëpisë. P.sh. pjesëmarrja në xhami për të kërkuar fetva, për të bërë një vepër të mirë, për të shkuar tek gjykatësi për ndonjë një problem, etj.
3. Takim i gjatë e i përsëritur brenda shtëpisë: vjen apo shkon tek dikush për vizitë, apo banojnë në një shtëpi, apo shërbyesi në shtëpi.
4. Takimi i gjatë ose i përsëritur jashtë shtëpisë: pjesëmarrja në festa, në udhëtim ose në punë profesionale.
Sunet edhe ligj për te gjithë myslimanet, dhe nuk është një mënyrë jete qe i përket vetëm Profetit s.a.v.s., sepse Allahu thotë ne Kur’an në suren Hasher, ajeti 7: "Çka t’ju jep pejgamberi, atë merrni e çka t’ju ndaloje, përmbajuni dhe kinie frike Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër”.
Të gjitha tekstet e përdorura për këtë temë janë ajetet Kuranore dhe hadithet e sakta nga Buhariu dhe Muslimi. Nuk mund të themi për asnjë hadith që tregon diçka lidhur me Profetin s.a.v.s., e që kjo ngjarje i takon vetëm Profetit s.a.v.s. dhe jo për muslimanet tjerë, vetëm në rastë se kemi argumente të sigurta për këtë gjë. Ne këtë mënyrë kane vepruar vetë dijetarët e haditheve Buhariu, Muslimi dhe Ibn Haxher qe i kanë transmetuar dhe komentuar këto hadithe për të gjithë muslimanet.
Janë afërsisht 300 hadithe që flasin për pjesëmarrjen e grave në shoqëri. Vetëm 50 prej tyre flasin për takime të Profetit s.a.v.s. me gratë, dikush mund të thotë se Profetit s.a.v.s. i falet se ai nuk gabon, por janë 70 hadithe tjera që flasin për raste takimesh ku kishte prezentë gra dhe burra të sahabet dhe Profeti s.a.v.s. bashkë me ta, si edhe 150 hadithe tjera që flasin për takime të sahabeve dhe grave tjer, e mos te harrojmë se ato nuk ishin të pagabueshme, por megjithatë takimet midis tyre ishin të natyrshme pa asnjë sforcim nga të dyja palët.
Profeti s.a.v.s. ishte shembulli i përsosur i normalitetit dhe natyrshmërisë për çdo gjë. Ai ishte i ekuilibruar në saje te moralit dhe edukatës islame edhe para se të zbritej ajeti i mbulesës, ndërkohë që në shtëpinë e tij vinin gra dhe burra për të mësuar. Profeti s.a.v.s. pa tek gruaja një njeri me përgjegjësi të barabartë me burrin para Allahut xh.sh.
Medina ishte qytet ku mbizotëronte Islami dhe disa mund të mendojnë se dalja e gruas ishte e sigurtë në atë kohë, por mos të harrojmë se në Medine dolën edhe mynafikët, apo kishte edhe njerëz të cilët e kishin pranuar Islamin, por në zemrën e tyre kishte akoma diçka që nuk kishte ndryshuar, megjithatë ky nuk ishte shkak që gratë të mbylleshin në shtëpi, përkundrazi ato shkonin në xhami dhe merrnin pjese në aktivitet që organizoheshin në të, theksojmë këtu që xhamia ka qenë qendra e të gjitha llojeve të aktiviteteve.
Takimet midis grave dhe burrave për të cilat do të flasim janë takimet midis muslimanësh që falen 5 herë në dite, takime që kryhen sipas edukatës Islame, por megjithëse sot kushtet e takimeve mund të na çojnë në diçka të ndaluar kjo nuk do të thotë se bëhet haram çdo lloj takimi, por tregohet më shumë kujdes në këto lloj takimesh. Profetit s.a.v.s. kur i jepej mundësia për të zgjedhur një heshtje, zgjidhte më të lehtën, në rast se nuk ishte mëkat. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Zakoni ka një force të madhe tek njeriu, ndaj përshtatja me një jetë të mbyllur do të çojë në nxitjen e epsheve dhe pasioneve midis dy gjinive, dhe ky nuk është vetëm një mendim, por një realitet që dëshmon se pikërisht ata që vijnë nga një jetë e mbyllur e kanë sforcuar vetëpërmbajtjen aq shumë sa në momente të caktuara nuk përmbahen dot. (Allahu na ruajt nga teprimet në fe).
Mos vallë Profeti s.a.v.s ishte kundër zemrave të pastra dhe lehtësimit për muslimanet që i lejoi takimet midis grave dhe burrave dhe po të ishte më mirë ndarja midis dy gjinive atëherë Profeti s.a.v.s do të kishte bërë ndarjen që në kohën e tij duke filluar që në xhami, apo në bisedat që bënte me gratë do t'i kishte bërë në mënyrë të izoluar.
Autori i librit "Çlirimi i gruas në kohen e shpalljes", nga është përgatitur ky material, i bën apel te gjitha grave sot se :
- Pjesëmarrja e grave sot në shoqëri është e domosdoshme . Kërkimi i dijes është nga farzet e islamit, ndaj gruaja duhet të shkollohet për të pasur mundësinë të kuptoje fenë dhe të kontribuoje në përhapjen e saj.
- Jeta sot është modernizuar shumë sa që nuk mund të bëhet më individualisht, por patjetër do të bashkëpunosh me njerëz të ndryshëm që mund të jenë edhe burra.
- Sot, prapambeturia e shoqërisë ka sjell probleme serioze me të cilat po ndeshemi edhe ne si muslimanë, ndaj bëhet i domosdoshëm aktivizimi i të gjithëve për t’i shmangur këto probleme.
- Gjendja aktuale është e vështirë dhe problematike atëherë ç'fare do të bëjmë, do të dorëzohemi dhe të rrimë mbyllur në shtëpi që të shpëtojmë?!
- Gjithashtu bota sot po zien nga probleme të ndryshme si luftërat ndaj muslimaneve etj. e sot nuk është më koha e qëndrimit në shtëpi për t'u zbukuruar e pritur burrin.
- Duhet të sqarojmë se në shoqërinë e sahabeve ka pasur edhe shembuj negativë, hipokritë me besim të dobët etj. Gjë që mund të krijonte problem për daljen e grave etj, por përsëri jeta zhvillohej natyrshëm në të gjithë hapësirat e saj dhe kurrë Profeti s.a.v.s nuk i ndaloi gratë që të merrnin pjesë në të gjitha fushat e jetës.



Marre nga libri "Çlirimi i gruas ne kohen e shpalljes", e autorit Abdulhalim Ebushuka, Kuvajt, 1990
Përgatitën motrat Uarda & Migena

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.