Urimi i myftiut të Kosovës Naim ef. Tërnava me rastin e viti te ri hixhri 1440

Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë!
Kam nderin dhe kënaqësinë që me rastin e Hixhretit- Vitit të Ri Hixhri t’ju uroj e ta lut Zotin për mbarësinë, shëndetin, respektin e lumturinë tuaj.

Hixhreti për besimtarët paraqet një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë islame, ngase është zanafillë e organizimit të gjithmbarshëm për besimtarët myslimanë.
Hixhreti në vete është shprehje e triumfit ndaj dhunës, urrejtjes e mosdurimit dhe në të njëjtën kohë promovon lirinë, paqen, respektin e mirëbesimin.
Kur kujtojmë Hixhretin, kujtojmë Pejgamberin tonë, Muhamedin a.s., i cili la Mekën e migroi në Medinë me qëllim që të realizonte misionin që i qe ngarkuar nga i Madhi Zot. Me këtë veprim të të Dërguarit a.s., u krijuan bazat themelore për përhapjen e besimit, kulturës e të qytetërimit islam, si dhe për themelimin e një shoqërie të re që do të jetonte e lirë, në paqe e me mirëkuptim.
Edhe sot kur bota po përballet me luftë, konflikte, refugjatë e të zhvendosur, mesazhet dhe mësimet e hixhretit duhen kuptuar drejt: në funksion të ndaljes së konflikteve, forcimit të paqes, solidaritetit, dashurisë e respektit të ndërsjellë.
Duke ju uruar e përgëzuar, lusim Allahun xh.sh. që në këtë vit të ri hixhri 1440 t’i sjellë paqe, begati e mirësi mbarë njerëzimit dhe të bëjë që të mbretërojnë dashuria e toleranca në zemrat tona. .
Zoti na bekoftë të gjithë!

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.