Përurohet xhamia e re në Lagjen e Pajtimit në Shtime

Të premten, me datë 21 shtator 2018, me këndimin e tekbireve dhe lutjeve të shumta, në mënyrë solemne para namazit të xhumasë u përurua xhamia e re në Lagjen e Pajtimit në Shtime

Në këtë manifestim morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, delegacioni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i përbërë nga këshilltari i presidentit të Emirateve Al Sayed Al Hashimi, përfaqësuesi i shkëlqesisë së tij, Abdurrahman Alkhazraji dhe përgjegjësi për projektet e jashtme në fondacionin “Muhamed bin Rashid Al Maktumi”, Saleh Abdullah, nënkryetari i Komunës, z. Rrahman Jakupi, pjesëtarë të KFOR-it turk, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, hoxhallarë dhe shumë xhematë të tjerë.

Në pritje të mysafirëve kishte dalë kryetari i KBI-së së Shtimes, z. Isa Tërshani me një pjesë të anëtarëve të këtij Këshilli, i cili i uroi banorët e këtij lokaliteti për këtë xhami të re dhe luti Zotin që kjo xhami të shërbejë në të mirë të gjithë komunitetit. Ai çmoi dhe vlerësoi lart angazhimin dhe përkushtimin e Myftiut Tërnava për realizimin e këtij projekti, si dhe Komunën e Shtimes për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime. Një falënderim të veçantë ua drejtoi edhe përfaqësuesve të Emirateve të Bashkuara Arabe për këtë bamirësi të madhe dhe luti Zotin që t’i shpërblejë në këtë dhe botën tjetër.

Këtë përurim e përshëndeti edhe nënkryetari i Komunës, z. Rrahman Jakupi, i cili uroi banorët për këtë xhami dhe falënderoi BIRK-un dhe donatorin për këtë investim kaq të rëndësishëm për komunitetin e këtij vendi.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Abdurrahman Alkhazraji, përfaqësuesi i shkëlqesisë së tij Ahmed bin Rashid, i cili përcolli përshëndetjet nga donatori dhe qeveria e EBA-së, duke theksuar se ndjehet krenar që kanë investuar në këtë xhami dhe luti Zotin që kjo xhami të reflektojë mirësi, respekt e dashuri për të gjithë.




Ndërkaq, Myftiu Naim Tërnava në fjalën e tij përshëndetëse uroi banorët për këtë xhami të re, ndërsa mysafirët nga EBA i falënderoi për këtë donacion dhe për ndihmën e vazhdueshme që po japin në ngritjen e infrastrukturës së Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Me të vërtetë xhamitë i ndërtojnë (kujdesen për to) ata që bindshëm besojnë Allahun dhe ditën e fundit, e falin namazin, e japin zekatin dhe nuk ia kanë dronë askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë ata të udhëzuarit.” Falë sakrificës që ka bërë ky popull, ne sot jemi në gjendje të ndërtojmë xhami, shkolla, spitale, rrugë, të arsimohemi dhe t’i arsimojmë gjeneratat e tjera. EBA është shteti i parë arab që ka njohur pavarësinë e shtetit tonë. Lusim Zotin që ta bekojë shtetin dhe qeverinë e EBA-së për këtë dhuratë të madhe për ne. Kosova ka ende nevojë për ndihmë në shumë sfera. EBA po ndihmon shumë në ndërtimin e spitaleve dhe objekteve të tjera për të cilat ka nevojë vendi jonë, e për këtë lus Zotin që t’i shpërblejë dhe t’ua shtojë të mirat në këtë dhe botën tjetër”, tha mes tjerash Myftiu Tërnava.

Këshilltari i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Sayed Al Hashimi mbajti hytben dhe i priu namazit të xhumasë. Ai gjatë hytbes u shpreh se ndjehet shumë i lumtur me këtë inaugurim të kësaj shtëpie të Zotit, ndaj me këtë rast nuk la pa falënderuar edhe Myftiun Tërnava për bashkëpunimin, korrektësinë dhe vullnetin e madh që ka për ta përmirësuar jetën dhe krijimin e kushteve sa më mira dhe që myslimanët të kenë hapësira dhe vende të përshtatshme për kryerjen e obligimeve fetare. “Ndjehem shumë i kënaqur që po me jepet rasti të bashkëpunojë me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe për këtë premtoj se ndihma dhe përkrahja e Emirateve nuk do të ndalet me kaq, por do të vazhdojmë t’i përkrahim edhe projektet tjera në të mirë të Kosovës”, tha mes tjerash Al Hashimi./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.