Një tjetër kanton i Zvicrës voton për ndalimin e burkës

St.Galleni bëhet kantoni i dytë në Zvicër ku ndalohet burka. Pas vendimit të miratuar tre vjet më parë nga qytetarët e Tesinës edhe qytetarët e St.Gallenit kanë votuar një nismë për të ndaluar me kushtetutë mbajtjen e burkave.

Të dielën 66 për qind e qytetarëve kanë votuar pro iniciativës e cila ndalon mbajtjen e burkas në publik.
Qeveria rajonale, e cila kishte kundërshtuar këtë masë, tani do të duhet të aplikojë rezultatin e votimeve ku dolën 36 për qind e votuesve, sipas Reuters.
Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës (IZRS) ka reaguar duke cilësuar votimin si islamofobik.
Për çështjen e veshjes së burkas qytetarët do të deklarohen vitin e ardhshëm në nivel kombëtar.
Bartja e burkës në vende publike tashmë është ndaluar në Francë dhe Danimarkë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.