Përse Kurani përfundon me suret El-Felek dhe En-Nas dhe cila është urtësia në të?

Një nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kur’anin është vërejtja e detajeve dhe bukurive të cilat nuk i vëren personi i cili shumë pak ose aspak nuk shoqërohet me Librin e Allahut.

Shumë më herët, dijetarët islam kanë folur për urtësitë e shprehura në ndërlidhjen reciproke të ajeteve dhe sureve kur’anore, që në gjuhën arabe njihen me termin el-Munasabe.

Nga ana gjuhësore, ky term komentohet si ngjashmëri, derisa nga ajo terminologjike nxjerr në pah lidhjet ndërmjet disa pjesëve të caktuara dhe ajeteve të veçanta kur’anore, ndërmjet ajeteve të shumta dhe vetë sureve.

Thëniet kur’anore, ajetet dhe suret plotësohen nga njëra tjetra duke u harmonizuar në formën më të bukur, dhe kështu pas secilit lexim mundësojnë përfitimin e porosive të reja.

Në këtë tekst do të ndalemi vetëm në disa porosi të fshehura që ndërlidhen me suret e fundit kur’anore, el-Felek dhe en-Nas.

A jeni pyetur ndonjëherë se cila urtësie fshihet në faktin që Kur’ani përfundon pikërisht me këto dy sure?

Kësaj pyetje ulemaja islame i është përgjigjur duke përmendur disa urtësi:


Arsyeja e parë:

Imam Ibn Xhuzej el-Kilbi në Teshilin e tij përmend se Ebu Xhafer ibnu-z-Zubejri r.h., ka thënë: “Pasi Kur’ani është një nga mirësitë më të mëdha, dhe me vetë këtë, edhe arsyen që pasuesve të tij të tjerët t’ju kanë zilinë, përfundon me atë që shuan atë zili, në atë formë duke kërkuar mbrojtje tek Allahu i Madhërishëm!”
M’u për këtë arsye, mbrojtja nga dëmi dhe zilia e njerëzve dhe xhinëve, suret Felek dhe Nas emërtohen me të njëjtin emër “El-Mu’avvidhetani” – dy suret mbrojtëse.
Lexuesit të Kur’anit, gjithashtu i është urdhëruar që në fillim të leximit të Kur’anit të kërkojë mbrojtjen e Allahut të Madhëruar nga shejtani i mallkuar, prandaj edhe Kur’ani përfundon me dy suret mbrojtëse, që të përfshihet kërkimi i mbrojtjes në fillim dhe në fund. Në këtë mënyrë, lexuesi i Kur’anit është i mbrojtur edhe në fillim edhe në fund të leximit.
Në këtë formë, nga Zoti i botrave, në suren Felek kërkohet mbrojtja nga: ajo që Ai ka krijuar, ose nga të gjitha dëmet e mundshme: i njerëzve, xhinëve, shtazëve, pastaj nga dëmi i natës kur kaplohet nga errësira, nga dëmi i intrigantëve që bëjnë intriga dhe nga dëmi i ziliqarit kur e fsheh zilinë. Edhe pse në ajetin e dytë përfshihen të gjitha dëmet e mundshme, Allahu i Madhërishëm në vazhdim të sures i përshkruan tri dëme, me çka tregon për rrezikun e madh që rrjedh nga to: Dëmi i parë është ai i errësirës së natës, dëmi i dytë që përmendet në suren Felek është i intrigantit që bën intriga, respektivisht dëmi nga sihri, i cili është i pranishëm në çdo kohë. Dhe dëmi i tretë që përmendet në suren Felek është ai i ziliqarit kur e fsheh zilinë.
Duke marrë parasysh se sureja Felek ka pesë ajete, me këtë tregohet se ai që me sinqeritet e lexon këtë sure mbrohet nga pesë dëme. “Nga dëmi i njerëzve, i xhinëve, i egos, i shejtanit dhe dëmi i sëmundjes, ndërsa në suren En-Nas kërkohet mbrojtja nga shejtani dhe vesveset e tij, pëshpëritjet e tij.


Arsyeja e dytë:

Sipas dijetarëve islam, Kur’ani përfundon me suret El-Felek dhe En-Nas, ngase i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selem, ka theksuar rëndësinë e tyre në shumë hadithe, ashtu siç ka thënë për suren El-Fatiha: “Pasha Allahun nuk është shpallur në Tevrat, as në Inxhil, as në Zebur dhe as në Furkan e ngjashme me të, ajo është shtatë ajete që përsëriten dhe Kur’ani madhështor që më është dhënë.” (Sunen et-Tirmidhi, hadithi është hasenun sahih).
Me këtë donë të thuhet se Kur’ani fillon dhe përfundon me suret që nuk kanë të ngjashme për nga vlera, bukuria dhe mesazhet, prandaj Kur’ani fillon dhe përfundon me bukuri dhe mëshirë. Kur’ani është mëshirë dhe ilaç për besimtarët, nga sureja e parë deri te ajo e fundit.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.