Digjet xhamia 350 vjeçare në një fshat të Prilepit, reagon BFIM

Në fshatin Erekovci të komunës së Prilepit, më 5 tetor 2018, është djegur xhamia e vjetër 350 vjeçare.

Indiciet e para që vijnë nga vendasit si dhe nga këshilli i xhamisë së Kanatllarcit flasin për zjarrvënie të qëllimshme. Rasti është paraqitur në polici.
Rijaseti i BFI në RM e dënon ashpër këtë akt barbar kurse nga organet kompetente policore kërkon që urgjentisht t’i gjejnë autorët e këtij akti racist dhe, të shkrumbohet njëherë e mirë “dora e zezë” që turret t’i vë flakë xhamive. Gjithashtu, nga institucionet përkatëse shtetërore kërkojmë që këtë Shtëpi të Zotit, këtë vlerë të trashëgimisë kulturore e shpirtërore, sa më parë ta ngrisin duke ua siguruar atyre banorëve myslimanë të Erekovcit xhaminë ku do të vijojnë t’i kryejnë obligimet fetare ashtu siç i kanë kryer shekuj me radhë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.