Duhet të mprehësh sëpatën

Në një pyll, dy burra po prisnin pemë. Burri i parë ngrihej herët në mëngjes dhe fillonte të priste pemë. Ndërsa njëra pemë rrëzohej, ai kalonte menjëherë te tjetra. Edhe në mbrëmje e linte prerjen e pemëve disa orë pas shokut të tij.

Kurse burri i dytë pushonte ndonjëherë dhe kthehej në shtëpi pa filluar të errësohej. Pasi punuan me këtë ritëm për një javë, filluan të numëronin se sa pemë kishin prerë. Si përfundim vunë re se burri i dytë kishte prerë më shumë pemë. I pari pyeti me zemërim: "Unë punova më shumë, por ti preve më shumë pemë? Cili është sekreti i kësaj pune?
Burri i dytë tha duke buzëqeshur: "Nuk ekziston ndonjë sekret. Ndërsa ti punoje pa u ndalur, unë pushoja nganjëherë dhe mprehja sëpatën. Me sëpatë të mprehur priten më shumë pemë me më pak mundim."

Për të përparuar, duhet të mprehim sëpatën. Duhet t'i ndajmë kohë vetes dhe ta vëzhgojmë jetesën tonë me një pikëpamje objektive. Duhet të përpiqemi për të zhvilluar aspektet ku jemi më dobët. Ky është një kusht i domosdoshëm për të forcuar inteligjencën, shpirtin dhe karakterin tonë.
Sokrati thotë: "O njeri, njihe veten!" Njohja e vetes është rruga ndërmjet pikës ku ndodhemi tani dhe pikës ku dëshirojmë të jemi. Nuk duhet të ketë ndryshim se si e shohim ne veten dhe si na shohin të tjerët. Nëse duam që të jemi të suksesshëm dhe të kënaqur me atë që kemi, duhet t'i ndajmë vetes kohë për të mprehur sëpatën.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.