Gjermani: Airbnb bllokon pronaren e banesës për diskriminim ndaj muslimanes me shami

Startupi i njohur i banesave me qira “Airbnb”, ka vendosur ta bllokojë pronaren e quajtur Klaudia pasi refuzoi t’ia jepte me qira banesën myslimanes së mbuluar me arsyetim se nuk do të "përshtatej në lagje".

Studentja 25-vjeçare nga Britania, Nurjahan Saleque, vendosi të marrë me qira një banesë në Hamburg (Gjermani) përmes shërbimit online Airbnb. Megjithatë, pas aplikimit, ajo mori përgjigje negative nga pronarja e banesës. Saleque kontaktoi pronaren Klaudia përmes një mesazhi privat dhe kërkoi një shpjegim.

"Më vjen keq Nurjahan, por unë e pashë se ju mbani shami, prandaj mendoj se ju nuk do të përshtateni në lagjen tonë," u përgjigj Klaudia. Për të lehtësuar situatën, ajo u arsyetua se vendimi i saj nuk ishte personal.

"Refuzimi im nuk ka të bëjë me karakteristikat tuaja personale, por komshinjtë më lutën që të respektoj përcaktimin e tyre, me çka unë u pajtova. Ne të gjithë duhet të përshtatemi në mjedisin tonë, dhe unë dëshiroj të kem marrëdhënie të mira me fqinjët e mi", shkroi Klaudi.

Duke u përballur me diskriminimin, Saleque kontaktoi Airbnb dhe nisi një fushatë në faqen e saj në Facebook për të hequr llogarinë e Klaudias.

Airbnb ia konfirmoi Buzzfeed-it se këtij përdoruesi ia kishin ndaluar qasjen në atë platformë si dhe ia kishin hequr shpalljen.

"Posa jemi njoftuar me këtë incident të tmerrshëm, ne kemi hequr këtë përdorues nga platforma dhe klientit i kemi ofruar mbështetje të plotë. Të gjithë përdoruesit Airbnb duhet të respektojnë rregulloren e brendshme dhe të trajtojnë çdo klient me respekt dhe pa paragjykime", ka thënë zëdhënësi i Airbnb-së.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.