A jemi shumë të zënë për pesë kohët e namazit?

Para se të filloja të kultivoja dhe të ushqeja raportin tim me Allahun, konsideroja se pesë namazet e përditshme janë të mundimshme.

Ajo që ma vështirësonte edhe më tepër mendimin ishte: Si mund të falem pesë herë në ditë, ndërsa punoj gjatë tërë kohës?
Duke punuar si gazetare televizive e lajmeve, unë punoj nga 10 orë në ditë, në zyrë apo në konferenca, intervista dhe takime, dhe mezi gjej kohë për të bërë një pushim dreke. Në qoftë se unë nuk do të isha duke punuar, koha ime ishte e ndarë në mes punëve të shtëpisë, familjes, miqve, dhe palestrës. Unë kam qenë e përpiktë me çdo gjë në jetën time, përveçse në namazet.
Në mendjen time, ende nuk ishte bërë praktikë që të zgjohem para agimit për t’u lutur në namazin e sabahut, ndërsa namazi i drekës do t’i ndërpriste takimet e mia të punës, ashtu si edhe ikindia…
Namazi i akshamit paraqiste sfidë pasi ishte koha kur lajmet dërgoheshin për dorën e fundit në redaksi… Për më tepër, ishte koha kur darka nuk mund të shtyhej edhe më tepër. Pra, në fakt, namazi i vetëm që mund ta bëja ishte ai i jacisë, dhe atë e kryeja rregullisht...
Pa e kuptuar fare, namazi filloi të më zbukurohej, dhe ta ndieja si nevojë të domosdoshme. Unë besoja në Zot, por ende i kisha të paqarta mësimet kur’anore dhe profetike. Megjithatë, shumë shpejt e kuptova se pesë namazet ditore, në kohën e tyre të përcaktuar, janë shtylla kurrizore e të qenit një musliman, dhe ne nuk mund të qëndrojmë në këmbë në besimin tonë pa to.
Kjo është një nga praktikat thelbësore që Zoti u ka bërë thirrje atyre që përpiqen të jetojnë në Islam.
Kur e kuptova rëndësinë e namazit, praktikimin e tij nuk e lash më kurrë. Ajo ka filluar në mua vetvetiu, dhe nëse unë nuk do ta përmbushja këtë parakusht (namazin), atëherë unë me të vërtetë nuk mund të pretendoja që jam muslimane. Edhe në qoftë se unë dua të kem një lidhje të qëndrueshme me të Plotfuqishmin, unë nuk kisha marrë hapa të nevojshëm për ta bërë këtë. Namazi riorientoi menjëherë jetën time dhe tashmë një vit e gjysmë nuk më kalon asnjë namaz. Unë gjej kohë për të në konferenca, takime, bile edhe në shëtitje apo shoping në qendër tregtare.
Kur kthej kokën prapa, unë shoh se sa gabim isha për joprakticitetin e lutjeve islame. Kur unë u zhvendosa nga jeta e mëparshme, duke u përpjekur që t’i përshtati namazet me jetën time, unë menjëherë kam hequr një rrëmujë nga rutina ime e përditshme. Që namazi i rregullt promovon qëndrueshmërinë emocionale dhe qetësinë, këtë mund ta provojë çdokush që ende nuk e ka bërë. Namazi më ka ndihmuar të jem më e fokusuar, produktive dhe e durueshme.
Çfarë më habit mua është se si gjatë një periudhe të shkurtër kohore, me sa lehtësi dhe fluiditet i bëj namazet. Kryerja e namazit në fillim të mëngjesit në fakt, më dha një hov të energjisë gjatë ditës dhe gradualisht lutjet që i kisha perceptuar fillimisht si të rënda, u bënë një aspekt thelbësor i rutinës sime. Me ndihmën e Allahut, unë gjej mënyra për të bërë namazin, pavarësisht nga pengesat. Ndërsa unë jetoj në Kanada, shpesh arrijë namazin në kohë të duhur me ndihmën e një aplikacioni në Iphone, i cili ma tregon drejtimin e Qabesë. Dhe mesazhi im për fund është një citat nga mendimtari i madh Imam Al Gazali “Vërtet shpirti mësohet me atë çfarë ju e mësoni”



Daliah Merzaban
(muslimane egjiptiano-kanadeze, gazetare dhe redaktore e ekonomisë, si dhe analiste me përvojë prej një dekade)
Përktheu dhe përshtati: Arbnora Avdiu-Hoxha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.