Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë, Adnan Ertem bashkë me Myftiun tërnava vizituan Gjakovën

Një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë të prirë nga Adnan Ertem të shoqëruar nga Myftiu i Kosovës Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtorë qëndruan sot në Gjakovë.

Gjatë qëndrimit, ata vizituan Kuvendin Komunal të Gjakovës ku u pritën nga kryetari i Gjakovës, z. Ardian Gjini.

Më pas, bashkë me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Ahmet ef.Hoxha dhe imamët e KBIGJ-së, vizituan objektet objekteve të trashëgimisë kulturore në Gjakovë të cilat janë duke u restauruar nga Drejtoria e Vakëfeve Turqisë, si Medresenë e Vogël, Xhaminë e Mahmut Pashës, Xhaminë e Sefës, Xhaminë e Kusarëve, Xhaminë e lagjes Mulla Jusuf si dhe Bibliotekën e Xhamisë së Hadumit.

Në fund z.Ertem dhe Myftiu Tërnava u ndanë të kënaqur me zhvillimin e punimeve në restaurimin e këtyre objekteve të trashëgimisë kulturore.





























Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.