Kjo është arsyeja pse namazi bën që fytyrat tuaja të shkëlqejnë

Shejh Dhulfikar Ahmedi tregon:

Isha një herë në muzeun Smithsonian kur mu afrua një mjek. Filloi bisedën me mua. Ai tha se muslimanët që falen shumë kanë shkëlqim në fytyrat e tyre.
Unë i thashë se është ashtu, ngase ata kanë shkëlqimin e devotshmërisë.
Ai më tha se e dinë arsyen.
Unë e pyeta për arsyen.
Ai më tha se gjaku në organet që gjendet më poshtë se zemra arrin më lehtë. Është vështirë që gjaku të arrij pjesët që gjenden mbi zemër. Prandaj koka nuk e merr sasinë e nevojshme të gjakut që duhet ta marrë.
Kur muslimanët falen dhe kur janë në sexhde, në atë pozicion koka dhe fytyra janë më poshtë se zemra. Kjo është mënyra e vetme që gjaku të arrij deri te fytyra.
“Kur jeni gjatë në sexhde, a mund ta ndjeni gjakun në fytyrën tuaj.”
I thash se mundem.
Atëherë ai tha se ky lloj i qarkullimit të përditshëm të gjakut e mban fytyrën të freskët.
Mendova me vete, sikur të ishin gratë këtu ta dëgjojnë këtë – se namazi e mban fytyrën të re, atëherë do t’i kishin lënë kremet dhe do të nxitonin në namaze nafile.
Dhe në të vërtetë kushdo që është i devotshëm, te ai mund ta shihni shkëlqim në fytyrën e tij. Në namazi është ndikimi shpirtërorë, por gjithashtu edhe dobia fizike.
O Allah, na dhuro tevfikun që ta zgjasim sexhden tonë.

Në nja hadith është thënë: "Bëj shumë sexhde, sepse ti nuk do të bësh një sexhde për Allahun vetëm se Allahu do të të ngrejë me të një shkallë dhe do të ta falë me të një mëkat."

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.