Përurohet libri “Histori e qytetërimit islam” i autorit prof. Qazim Qazimi

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame, sot në sallën e konferencave në Fakultetin e Studimeve Islame është promovuar libri “Histori e qytetërimit islam” i autorit prof. dr. Qazim Qazimi.

Në këtë ngjarje kulturore mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, dekani i FSI-së Fahrush Rexhepi, përfaqësues nga kolegji Bedër nga Shqipëria, profesor, studiues, dashamirë të librit, kulturës dhe shumë të ftuar tjerë.
Në fjalën përshëndetëse myftiu Tërnava përgëzoi autorin e librit prof.dr. Qazim Qazimi për botimin e këtyre librave duke theksuar se tashmë kjo vepër është në duart e studentëve dhe studiuesve. Duke folur për vlerën dhe rëndësinë e këtij libri veç tjerash tha se të veçantë dhe për këtë, Allahu xh.sh., në Kuran betohet dhe thotë: “Nun, betohem në lapsin dhe në atë që ata shkruajnë”. (El-Kalem, 1)



Për më tepër, siç edhe e dimë, fjala e parë në Kuranin fisnik është “Lexo, studio, mëso… me Emrin e Zotit.”

Prandaj duke u nisur nga këto premisa dhe porosi hyjnore, myslimanët fjalës së shkuar i kanë kushtuar vend meritor për gjatë gjithë historisë së tyre.

Kurse, falë dijetarëve që dijet dhe zbulimet e tyre i hodhën të përmbledhur në faqet e librave, sot bota dhe njerëzimi njeh këtë zhvillim, këto arritje që ne sot i gëzojmë, po ashtu përmes shkrimeve, ne sot njohim një pjesë të mirë nga e kaluara e njerëzimit, njohim kulturat dhe qytetërimet e hershme, me një fjalë, njohim të kaluarën historike të popujve, në mënyrë që të projektojmë sa më mirë të ardhmen tonë.

Ai më tutje theksoi se librin të cilin po e promovojmë sot “Histori e qytetërimit islam” i autorit Profesor Qazim Qazimi, për lexuesin tonë ka një rëndësi të veçantë, sepse është ndër librat e pakët në gjuhën shqipe që në këtë format, në mënyrë të thuktë, kronologjike dhe përmbajtjesore, sjell njohuri për historinë, kulturën dhe qytetërimin islam që nga zanafilla e tij e deri në ditët e sotme, përfshirë këtu, pashmangshëm edhe qytetërimin shqiptar me elemente islame dhe kontributin e shqiptarëve dhënë qytetërimit islam në veçanti dhe qytetërimit botëror në përgjithësi.

E veçanta e këtij libri, përveç të arriturave të tjera të tij, qëndron edhe në faktin se Profesor Qazimi ka arritur që të na jep një kornizë me vijat kryesore, me etapat, periudhat, karakteristikat, përfaqësuesit kryesor etj., të historisë së qytetërimit islam, u mor vesh, edhe të atij shqiptar me elemente islame. Prandaj, ata që tani e tutje do të shkruajnë në gjuhën shqipe për historinë e qytetërimit islam, do të kenë një bazë të mirë për t’u mbështetur në veprën e Profesor Qazimit.

Një vepër si kjo, i ka munguar lexuesit shqiptar, i ka munguar bibliotekave tonë, u ka munguar studiuesve dhe studentëve tanë, andaj dhe tani themi me bindje se me botimin e saj kemi përmbushur një pjesë të këtij boshllëku.

Për këtë arsye, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mirëpritur përgatitjen e këtij libri nga profesor Qazimi dhe me kënaqësi ka vendosur që atë ta botoj për t’ua venë në dispozicion të gjithë atyre që u intereson kjo fushë.

Meqenëse për vlerën e librit është paraparë që të kenë fjalën e tyre dy profesorët tanë të nderuar, më lejoni që edhe njëherë të përgëzoj profesor Qazim Qazimin për punën që ka bërë në përgatitjen e kësaj vepre dhe t’i urojmë Profesorit shëndet dhe kontribute të tjera në fushën e fjalës së shkruar.

Më pas drejtori për Shtyp dhe Veprimtari Botuese, Ahmet Sadriu foli përkitazi me veprimtarinë e shtëpisë botuese “Dituria Islame” dhe organizimin si dhe veprat që ka botuar deri më tash, kurse falënderoi myftiun Tërnava për mbështetjen e vazhdueshme që jep në botimin e librave fetare e shkencore dhe veçanërisht librin që po e promovojmë sot.

Më pas dy referuesit Prof dr Hysen Matoshi dhe dr Sadik Mehmeti referuan mbi këtë vepër duke çmuar dhe vënë në pah vlerën shkencore dhe fetare që ka libri dhe vendin e merituar që zë kjo vepër në kuadër të vepra e historike dhe qytetërimit islam.

Në fund autori prof. dr. Qazim Qazimi i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e në veçanti Kryesinë e BIRK-ut në krye me myftiun Tërnava për botimin e këtij libri duke premtuar se do të vazhdojë edhe më të jap kontribut shkencor në të ardhmen./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.