Kosova merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Kajro

Dje, ditë e martë, më 16.10.2018, në Kajro, filloi punimet konferenca ndërkombëtare, e organizuar nga Sekretariati i Përgjithshëm Botëror i Autoriteteve Fetare per Fetva, e kryesuar nga Myftinia e Egjiptit, me titull: Përtërirja në Fetva – teoria dhe aplikimi.

Në këtë konferencë ku po marrin pjesë përfaqësues të më shumë se 73 shteteve të botës, edhe Kosova, gjegjësisht Bashkësia Islame e Kosovës po përfaqësohet nga këshilltari i lartë i Myftiut, Vedat ef. Sahiti, i cili është sekretar i Këshillit të Lartë për Fetva të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe anëtar i Këshillit për Fetva të Këshillit të Shteteve të Evroazisë.

Temat që do të trajtohen në këtë konferencë janë nga të gjitha fushat e jetës njerëzore, duke filluar nga ato shoqërore, ekonomike e politike.

Emrat më eminentë të dijetarëve të fesë islame do të kenë paraqitjet e tyre dhe, pas diskutimeve, do të publikohen konkluzionet në të cilat do të arrijë Këshilli më i Lartë i këtij trupi, i kryesuar nga kryetari i ketij organi, njëherit edhe Myfti i Egjiptit, prof. dr. Shevki Ibrahim Alam-i./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.