E reja muslimane: Dua të bëhem shefe e suksesshme kuzhine. Kam gjetur modelin dhe shkollën më të mirë.

Ajo quhet Ornela Celmeta dhe rrjedh nga një familje me prejardhje të besimit Islam në Yzberisht, por gjithmonë e sheh të kuruar me kujdes me shijet e moshës dhe është vajzë mjaft dinamike dhe inteligjente. Eksperienca e saj jetësore vjen nga gjimnazi i Medresesë së Tiranës dhe më pas ka emigruar bashkë me familjen në Itali ku ka jetuar për afro 8 vite të cilat sigurisht kanë lënë gjurmë tek ajo.

Pasi u rikthye në Shqipëri ajo mbaroi shkollën e Dizanjit tek Instituti Hary Fultz por, ky profesion nuk ja përmbushi kërkesat e moshës dhe pas një viti pune dhe gjithmonë në kërkim të vetvetes, ajo u regjistrua në Institutin Kulinar Neranxi.
Kjo zgjedhje Orneles i erdhi edhe si respekt ndaj dëshirës së gjyshes së saj e cila e kish mësuar që për një familje të shëndetshme të jesh kuzhiniere cilësore ndihmon. Filozofia e gjyshes? “Dashurohu me dikë që di të gatuaj, dashuria ndryshon dhe transformohet, uria dhe nevoja për të ngrëne jo!”- thotë Ornela dhe shton se do ta bëjë gjyshen të ndihet krenare për mbesën e saj dhe sigurisht do justifikojë edhe mbështetjen që i dhanë prindërit për ta kryer këtë shkollë dhe krijuar një të ardhme më të sigurt e më të suksesshme për veten.



“E zgjodha Institutin Kulinar Neranxi pasi mendoj se vetëm kjo shkollë mund të më jepte mundësinë që unë të jam dikushi në jetë. Sot, jam e bindur se kam bërë zgjedhjen e duhur” – thotë Ornela Celmeta duke drejtuar vështrimin tek dy profesorët e saj Indrit Çela dhe Alfio Rrotani që duket qartë që i ka si model të vetes pas mbarimit të kësaj shkolle.
“Është mëse e vërtetë që unë gjithmonë qëndroj pranë ose në krah të profesorëve të mi gjatë orëve të mësimit. Kjo pasi jam shumë kërkuese tek vetja dhe e vendosur që të arrij suksesin. Mund ta them me bindje të fortë se për këtë gjë falënderoj presidentin e Kompanisë z. Nikolllaq Neranxi që ka bërë të mundur këtë Institut profesional dhe të suksesshëm dhe shumë mikpritës e profesional. Unë për asnjë moment nuk kam ndjerë diferencim për shkak të bindjeve të mia fetare. Përkundrazi jam ndjerë akoma më e privilegjuar për shkak të Islamit që unë praktikoj. Kjo pa diskutim që është edhe merita e drejtimit të z. Neranxi dhe e stafit të mrekullueshëm të institutit Kulinar Neranxi.” – thotë Ornela.

Pyetjes se cilin nga profesorët do të përzgjidhte si më të mirin, ajo thotë se pasi ka mbaruar 1 vit kulinari, meritat do ja dedikonte profesor Mentor Merjemaj pasi ai i ka mësuar bazat themelore të këtij profesioni të bukur dhe se, praktika e kryer me profesorin këtë verë për afro 3 muaj në restorantin “Neranxi” në Livadh të Himarës, ku – “falë, butësisë, urtësisë, durimit dhe profesionalizmit të tij, vera u bë shkolla më e mirë e praktikimit të atyre qe kishim mësuar deri tani në shkollë.”
“Sot jam në vitin e dytë dhe fakti që kam zgjedh për profesor Indrit Çelen kuptohet, sepse e vlerësoj shumë. Deri tani jam shumë e kënaqur edhe me të. Kam shumë për të folur për profesorët e Institutit, por Ornela i respekton dhe ju është mirënjohëse të gjithëve, pasi të gjithë më kanë dhënë nga një kontribut që sot më ka vlejtur shumë.”
Pyetjes se nëse do i duhej të gatuante për një pritje diplomatike çfarë zgjedhje menyje do bënte, Ornela i përgjigjet se do përzgjidhte meny dhe gatime sipas çdo prejardhje pasi çdo vend ka menytë e tij specifike të cilat ne i kemi mësuar dhe po i mësojmë në shkollë. Por, ajo sigurisht do të veçonte mënynë mesdhetare e cila sipas saj është nga menytë më të preferuara së fundi.
Pyetjes se mbas mbarimit të shkollës kishte tashmë ndonjë projekt konkret dhe nëse Kompania Neranxi ofronte mbështetje apo mundësi karriere për studentet, Ornela ju përgjigj se kishte ide konkrete për të cilat dëshironte të fliste pas diplomimit, porse Instituti Kulinar Neranxi kish dhënë tashmë mbështetje mbi disa nga projektet e saja.



“Kam patur dhe kam mbështetje mbi projekte biznesi nga Kompania Neranxi dhe presidenti i saj z. Nikollaq Neranxi që na gjendet gjithmonë pranë e shpresoj që shume shpejt të realizohen në mënyrë të suksesshme këto projekte. Jam e sigurte që do gjejë edhe mbështetjen e kompanisë Neranxi dhe të vetë presidentit Nikollaq Neranxi në të ardhmën time profesionale pas diplomimit” – përfundon Ornela bashkëbisedimin tonë.



Artur Nura

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.