U mbajt trajnimi për librin "Lexo dhe Avanco" me imamët e KBI të Prishtinës

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në bashkëpunim me organizatën “Ringjallja e Trashëgimisë Islame” nga Kuvajti, sot mbajti trajnimin për librin “Lexo dhe Avanco”.

Ky trajnim u mbajt me imamët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës. Në hapje të këtij trajnimi, në emër të Kryesisë së BIRK-ut foli drejtori për Shtyp dhe Veprimtari Botuese, z. Ahmet Sadriu, i cili para të pranishmëve theksoi se ky trajnim është tejet me rëndësi për kuadrin tonë, pasi që ky libër i kushtohet gjuhës arabe dhe texhvidit, si një sistem i ri mësimor i përshtatshëm për brezin e ri.
Trajnuesi nga Kuvajti, z. Ahmet Hafidh tha se libri për të cilin po mbajmë këtë trajnim na mëson se si të lexojmë Kuranin sa më saktë dhe i tilli shpjegon rregullat e leximit sa më të bukur të Kuranit. Ai falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës që ia dha mundësinë që t’u drejtohet imamëve të nderuar në këto trajnime.
Ky trajnim do të organizohet edhe në katër qendra të tjera të Kosovës gjatë ditëve në vijim./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.