Heshtja mban sekretin

Në një vend, jetonte një burrë me karakter të mirë. Njerëzit shkonin për ta vizituar dhe qëndronin rreth e rrotull tij.

Një natë, tha me vete: “Njeriu është i fshehur në gjuhën e tij. Përse po hesht?” Pastaj mendoi: “Nga do ta kuptojnë njerëzit se jam një njeri i ditur nëse nuk flas?”
Për këtë arsye, vendosi ta prishte heshtjen dhe filloi të fliste me njerëzit. Kur filloi të fliste, burrit i doli në pah fytyra e vërtetë. Njerëzit e kuptuan se sa injorant ishte ai në të vërtetë.
Pas një kohe të shkurtër, ky njeri nuk qëndronte dot në vendin e tij dhe u detyrua të largohej. Para se të largohej, shkroi këto fjalë në një qoshe:
“Po ta shikoja veten në pasqyrë, nuk do ta bëja këtë budallallëk duke hapur perden. Por, ja që e hapa perden edhe pse e dija se jam i shëmtuar.”
O njeri i mençur! Shfaqe pjekurinë për të heshtur! Nëse je i ditur, mos e humb fisnikërinë! Nëse nuk je i ditur, mos e shqyej perden!

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.