Në Holandë rritet numri i muslimanëve

Zyra Kombëtare e Statistikave të Holandës, publikoi një raport që përshkruan hartën e religjioneve për 15 vitet e fundit. Sipas raportit të botuar nga zyra statistikore në Holandë, numri i atyre që e cilësuan veten si ‘ateistë’ tejkaluan 50 për qind,kurse rritet numri i përqindjes së popullatës me besim musliman, transmeton Kosova Post.

Raporti në fjalë tregon se 46.2 për qind e atyre që e përcaktuan veten si ‘ateistë’ në vitin 2012, kjo normë u rrit në 50.7 për qind deri në 2017. Kështu, përqindja e atyre që i përkasin një feje në Holandë për herë të parë ka rënë nën gjysmën e popullsisë.
Në Holandë, popullsia e krishterë e cila ishte 42.8 për qind në vitin 2012, ra në 38.5 për qind në 2017. Popullsia muslimane u rrit nga 4.5 për qind në 5.1 për qind.
Në vitin 1999 përqindja e atyre që thanë se i përkisnin një feje në Holandë ishte 60 për qind, në vitin 2012 përqindja ra në 53.8, dhe për herë të parë më 2018 përqindja bie nën gjysmën e popullsisë me 49.3 për qind.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.