Imagjinata dhe realiteti

Fëmija, shpesh herë, kishte pësuar ndërprerje mësimi në shkollën nëntëvjeçare për shkak të punës së babait të tij.

Kur ishte në klasën e gjashtë, mësuesi i kërkoi që të shkruante një ese në lidhje me temën se çfarë dëshironte të bëhej dhe të bënte kur të rritej.
Fëmija u ul gjithë natën dhe shkroi një ese 7 faqëshe, në të cilin tregonte se një ditë synonte të kishte fermë kuajsh. Imagjinatën e tij e kishte shpjeguar deri në detajet më të vogla. Madje kishte vizatuar edhe planin e fermës prej 200 dynymëve që kishte në mendje. Aty kishte treguar vendin e ndërtesave, të ahureve dhe vendet e rrugëve për vrap. Planit të fermës i kishte shtuar edhe planin e detajuar të shtëpisë prej 1000 metrave që do ta bënte në fermën prej 200 dynymësh.
Detyra 7 faqëshe që ia dha mësuesit ditën e nesërme ishte plotësisht zëri i zemrës së tij...
Pas dy ditësh e mori detyrën. Mbi letër ishte shkruar një “0” e madhe me stilolaps të kuq. Gjithashtu gjendej edhe urdhri: “Eja më tako pas mësimit!”
-Përse kam marrë zero?- e pyeti fëmija pasi e takoi.
-Kjo është një imagjinatë, jo reale për një fëmijë në moshën tënde. Para nuk ke. Familja jote vazhdimisht shpërngulet nga një vend në tjetrin. Nuk keni ndonjë burim të ardhurash. Për fermën e kuajve duhen shumë para. Së pari duhet të blesh tokën... Gjithashtu duhet të marrësh edhe kafshë për mbarështim. Këtë nuk mund ta bësh dot. Nëse e bën përsëri detyrën duke vendosur synime reale, atëherë do të flasim përsëri për notën tënde.
Fëmija u kthye në shtëpi dhe mendoi gjatë e gjatë. Ai u konsultua edhe me babain e tij.
Babai i tha: -Bir, në lidhje me këtë çështje duhet ta japësh vendimin vetë. Kjo është një zgjedhje mjaft e rëndësishme për jetën tënde.”
Pasi fëmija u mendua përgjatë një jave, detyrën ia çoi përsëri mësuesit pa bërë asnjë ndryshim dhe i tha: -Ju mund të mos e ndërroni notën që më keni vendosur... Edhe unë nuk do t’i ndërroj synimet e mia...

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.