Agjencioni për Hallall i BFI të Maqedonisë pranohet ndërkombëtarisht

Të hënën më 29 Tetor 2018 në Stamboll, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Organizatës Botërore për Hallall Standard. Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe rreth raportit të Komisionit për anëtarësimin e Agjencisë për Hallall Standard nga Bashkësia Fetare Islame.

Tre anëtarë të komisionit, të përbërë nga: z. Habib Ganim nga SHBA, z. Muhamad Badat dhe z. Jusuf Patel nga Afrika e Jugut, raportuan rreth ecurisë të Agjencionit për Hallall Standard. Raporti i tyre ishte i bazuar në verifikimin, kontrollin mbi punën e Agjencisë për Standard Certifikatë të BFI, mbi literaturën që posedon, praktikat që janë ndërmarrë deri sot dhe në fund sekretari i përgjithshëm z. Abdurahman Linzaxh nga Filipinet dhe Kryetari i OBH, Zafer Gidikli nga Turqia njëzëri vendosën për anëtarësimin e plotë të Agjencisë për Hallall Standard të BFI në Organizatën Botërore të Hallall Standardit. Agjencia e BFI ka pas gjithmonë përkrahjen dhe mbështetjen e parezervë të kryetarit të nderit të OBH, njëherit kryetar i Gimdesit (Turqi), Dr. Husein Kami Bujukoze.
Në prill të vitit 2019, në mbledhjen e radhës që planifikohet të mbahet në Xhakarta të Indonezisë, pritet që përfaqësuesi i Agjencisë për Hallall Standard të jetë anëtar i bordit për pranimin e anëtarëve të reja.
Në mbledhjen e fundit të Rijasetit, të mbajtur më 1 Nëntor 2018, Drejtori i Agjencionit për Hallall Standard, Muhamer ef. Veseli, informoi Rijasetin e BFI me ecurinë e Agjencionit, dhe njëkohësisht bëri të ditur lajmin për anëtarësimin e plotë të këtij agjencioni në Këshillimin Botëror për Hallall Standard dhe vendimin e anëtarësimit ia dorëzoi Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.http://bfi.mk

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.