Inaugurohet Institutiti ihifzit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Në qendër të Shkupit, në Çarshinë e Vjetër, në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, Myftinia e BFIM - Shkup me në krye Myftiun Mr. Qenan ef. Ismaili, organizoi një eveniment shpirtërorë me rastin e hapjes solemne të institutit të hifzit "HAFIZ. ISMAIL EF. ALIEVSKI".

Me prezencë të kreut më të lartë të BFIM - së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftilerëve nga Tetova, Gostivari, Shtipi dhe Velesi, Kryetarit të komunës së Çairit z. Visar Ganiu, këshilltarit për çështje fetare pranë ambasadës së R. Turqisë, Kryetarit të Kuvendit të BFIM - së, dekanit të FSHI - së, drejtorit të Medresesë, koordinatores së Medresesë së vajzave dhe shumë personalitete, përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore, një numri të madh të hoxhallarëve, hafizlerëve dhe profesorëve u realizua hapja solemne e këtij instituti. Programi i organizuar me këtë rast filloi me leximin e disa ajeteve Kur'anore nga hafizi i mirënjohur dhe njëherit edhe përgjegjës i institutit Hfz. Xhemail ef. Nuhiu, fjalë përshëndetëse pati nikoqiri i këtij organizimi Myftiu i Myftinisë së BFIM - Shkup Mr. Qenan ef. Ismaili, përkrahësi material i kësaj iniciative z. Sejdi Kurtulush dhe Kryetari i komunës së Çairit z. Visar Ganiu.
Fjala e rastit i takoi Kryetarit të BFIM - së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit i cili përmendi kontributin e hafizlerëve të këtij nënqielli e në veçanti të hfz. Ismail Alievskit në të kaluarën dhe nevoja e kontributit tonë në këtë drejtim për të ardhmen. Më pas kryetari dorëzoi vendimin e punës hafiz Xhemail Nuhiut - bartësit të këtij emaneti. Ashtu siç u fillua ky program njëjtë edhe u përfundua me leximin e ajeteve Kuranore, tani nga hafizi Emri ef. Hirda që krejt në fund të përmbyllet me një dua nga Myftiu i Myftinisë së Gostivarit Hfz. Shaqir ef. Fetahu.
Pas përfundimit të programit u bë prerja e shiritit dhe vizita e lokaleve të Institutit. Të mos harrojmë të përmendim se për mysafirët prezent u shtrua edhe një drekë nga familja e donatorit z. Sejdi Kurtulush, të cilin ne si Myftini e falënderojmë nga zemra për përkrahjen. Lusim Allahun Fuqiplotë që të gjithë ata që kontribuuan deri në hapjen e këtij instituti ti shpërblejë me të mirat e Tij.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.