Vijon puna në Xhaminë e Gjin Aleksit në Delvinë

Po rikthehet në identitet një prej monumenteve më të rëndësishëm të kulturës islame në jug të Shqipërisë.

Vijon puna në Xhaminë e Gjin Aleksit, Delvinë për t’i rikthyer shkëlqimin që meriton e për ta shndërruar në destinacion turistik të denjë për turistët vendas dhe të huaj që së fundmi monumentet e trashëgimisë kulturore të vendit tonë i kanë kthyer në atraksione të preferuar gjatë këtij sezoni veror.

Xhamia e Gjin Aleksit është një perlë e arkitekturës por edhe e trashëgimisë sonë kulturore, për nga stili, shtresëzimet kulturore, pikturat murale dhe historia e saj – një dëshmi e vërtetë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve.

Ajo ndodhet në fshatin Rusan të Delvinës dhe është ndërtuar rreth viteve 1600 mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin.

Objekti është monument kulture i kategorisë së parë. Është një nga objektet që përmban gërshetim kulturash që nga ajo vendase, në atë postbizantine, e deri osmane. Kjo xhami ka qenë e famshme për akustikën e saj të veçantë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.