Cili është roli i vështirësive në jetët tona?

Një burrë gjeti një lëvozhgë të fluturës dhe vërejti se në te u shfaq një vrimë e vogël ...

Ai u ul dhe shikonte se si flutura luftonte për të tërhequr trupin e saj të dobët përmes asaj vrimë të vogël. Për pak kohë flutura u ndal dhe njeriu mendoj se flutura nuk mund të vazhdojë më. Prandaj vendosi ta ndihmoj. Ai mori një palë gërshërë dhe me kujdes i preu pjesët tjera të lëvozhgës.
Flutura doli me lehtësi, por trupin e kishte të fryrë, ndërsa krahët e vegjël dhe të vyshkur.
Njeriu vazhdoi ta shikonte fluturën, sepse mendonte se për çdo moment trupi i saj do t’i normalizohej, ndërsa krahët do të rriten dhe do të hapen.
Asnjë nga këto nuk ndodhi! Në fakt, flutura pjesën tjetër të jetës e kaloi duke u zvarritur me trupin e saj të fryrë dhe krahët e vyshkur. Ajo nuk ishte në gjendje të fluturonte.
Atë që njeriu, nga mirësia dhe nxitimi i tij, nuk e kuptoi, është se hapja e lëvozhgës dhe përpjekjet e fluturës në fakt të ishin të nevojshme për fluturën që ajo të arrij t’i marrë përmes asaj vrime të vogël. Pas kësaj, flutura do të ishte gati të fluturonte sepse do të forcohej duke dalë nga lëvozhga e saj.
Ndonjëherë, vështirësitë janë pikërisht ato që na duhen në jetët tona. Sikur Allahu të na mundësonte që jetën ta kalojmë pa pengesa, kjo do të na paralizonte.
Ne nuk do të ishim aq të fortë. Ne kurrë nuk do të ishim në gjendje të "fluturojmë"!

Kërkova forcën ......... All-llahu m’i dha vështirësitë që t’më bëj më të fortë.
Kërkova urtësinë ......... All-llahu m’i dha problemet të cilat më duhet t’i zgjidh.
Kërkova pasurinë ......... All-llahu më dha trurin dhe trupin për të punuar.
Kërkova guximin ......... All-llahu më dha rrezikun të cilin më duhet ta mposhtë.
Kërkova dashurinë ......... All-llahu m’i dha njerëzit të cilët duhet t’i ndihmoj.
Kërkova shërbime ......... All-llahu m’i dha mundësitë.
Nuk kam marrë atë që kam kërkuar ........ Por, kam marrë atë që ishte e nevojshme!

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.