Përurohet hafizja e re e Tetovës

Në Xhaminë e Drenovecit të Tetovës, përfaqësus të jetës fetare islame në vend me në krye Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin, myftinjë e bashkëpunëtorë të shumtë të tij, hoxhallarë e besimtarë nga Tetova e më gjërë, promovuan hafizen e re, Sara Rrahim Sadiku, e cila, para komisionit përkatës në kuadër të Myftinisë së Tetovës, me sukses shembullor kaloi testin duke u kualifikuar si rojtare e denjë e Kurani Kerimit, edhe atë falë mualimit të Xamisë së Drenovecit, hafiz Bekim ef. Sulejmanit.

Pas fjalëve përshëndetëse të nëpunësit fetar në Myftininë e Tetovës, Idriz ef. Idrizit si dhe pas përshëndetjes së myftiut Dr. Qani ef. Nesimi, fjala e rastit iu dha Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili, që në fillim të fjalmit të vet nënvizoi se Tetova me rrethinë gjithnjë, përgjatë historisë, ka dhënë hoxhallarë e alima të njohur, jo vetëm për kah thellësia e mendimit por edhe për nga trimëria e tyre për t’iu vënë në ballë të proceseve të ndryshme kombëtare. “Sot, ne, të dashur besimtarë, pa dyshim që e kemi amanet nga të parët tanë që mos të ndalemi kurrë së kultivuari vlear të këtilla që janë perla shpirtërore të popullit tonë. Populli shqiptar, që nga pranimi, kolektivisht, i fesë islame ka qenë një shtyllë e fuqishme e këtij besimi në këtë nënqiell. Ajetet kuranore na dëshmojnë se, pa dyshim, Kuranin e shpalli Allahu Mëshirëplotë dhe Ai do të jetë që do ta mbrojë përjetë. Me qindar e mijëra myslimanë të këtij nënqielli, pra, pjesa dërmuese e popullatës sonë është shpërngulur, ku me dhunë e ku me vetëdëshirë, por, islami kurrë nuk ka qenë në rrezik, perspektiva e fesë sonë kurrrë nuk është rrezikuar nga askush, sepse nuk ka fuqi që mund t’i kërcënohet kësaj feje të shpallur nga Allahu Fuqiplotë. Sot, të dashur besimtarë, po e promovojmë këtë hafize të re, e cila, fatmirësishty është edhe medresante e Medresesë sonë Isa Beu, paralelja e femrave në Tetovë! Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të jeshë hafëze, me Medrese të kryer dhe me studime të përfunduar në Fakultetin e Shkencave Islame. Në këtë rast, me këtë përgatitje të lartë arsimore, kuptohet më mirë dhe më në themel se çka është islami, ç’kërkon prej nesh islami, si duhet të sillemi e të jetojmë ne si myslimanë sipas normave islame. Pejgamberi ynë Muhamedi a.s. thoshte se kategoria më e lartë e ummetit tim janë ata që e kanë nxënë përmendësh Kuranin Famëlartë. Ne duhet të ndjehemi shumë të nderuar që na u dha rasti që të gjendemi sot para kësaj motre e cila pa dyshim që bën pjesë në kategorinë më të lartë të ummetit të Muhamedit a.s. Zoti i dhashë shëndet, Zoti i dhashtë bereqet, të mira dhe pastë gjithnjë suksese në jetë. Po ashtu, shëndet e jetë të gjatë edhe hafizit, i cili, po punon instensivisht për ta shtuar radhën e ruajtësve të Kuranit Famëlartë.”, është shprehur Kryetari i BFI-së me rastin e përurimit të medresantes Sara Sadiku hafëze më e re në Maqedoni, e cila, në fund të ceremonisë, mori edhe çertifikatën e kalimit të provimit të hifzit, të cilën ia ndau personalisht Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi./bfi.mk/







Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.