Zbrazësia shpirtërore e njeriut modern

Në fillim të shekullit të kaluar; filozofia materialiste dominoi pothuajse në të gjitha disiplinat shkencore. Ajo solli një kaos të vërtetë në jetën e shoqërisë dhe të individit.

Prej shekujsh janë grumbulluar dhe manifestuar shenjat e mosbesimit dhe është rritur dyshimi ndaj Zotit xh. sh. Njerëzit e degjeneruar dhe imorale propagandojnë me mjete nga më monstruozet flakën e mosbesimit. Hipokritët materialistë me zhvillimin e fuqishëm të shkencës, u formuan dhe morën hov që ta mposhtnin dhe asgjësonin fenë.
Padyshim, filozofia materialiste është kurthi më i rrezikshëm për të shkatërruar lumturinë e përjetshme të njerëzimit. Njeriu modern e krijoi botën e qytetëruar me idenë e rreme se zhvillimi material do t'i jepte fund pakënaqësive të kësaj jete dhe zgjidhjes së shumë enigmave. Por, me gjithë zhvillimin e fuqishëm material, njeriu në fund e gjeti veten të zhgënjyer, më të mërzitur se kurrë, me plot dilema e probleme të pazgjidhura, në ankth e pasiguri për të ardhmen, i mbërthyer nga dyshime të shumta. Njeriu modern nuk di nga të shkojë, rruga e tij nuk është e qartë, i mungon drita e shpirtit, dritë kjo që ia ndriçon horizontin jetës njerëzore. Duke e shmangur dhe mënjanuar Zotin nga jeta njerëzore, duke e reduktuar rolin e fesë vetëm në sferën e jetës private, njeriu ka shkaktuar zbrazëti në jetën e vet. Për rrjedhojë modernitetit i mungon drita e zemrës, ajo dritë e nevojshme që i jep kuptim jetës së njeriut.
Njerëzimi ka nevojë për Zotin, për dritën hyjnore, të cilin nuk mund ta mohojë, pasi mohimi i saj ka sjellë pasoja që i shohim dhe i prekim të gjithë në një mënyrë apo në një tjetër.
Në botën e sotme ekzistojnë aq shumë enigma të pashpjeguara saqë askush, sado erudit të jetë, nuk mund të kënaqë ekstremet e mendjes së tij. Ka shumë të vërteta të përkohshme, por Një është e Vërteta e përjetshme, absolute e pandryshueshme që qëndron larg nga e vërteta historike, politike, juridike, morale apo sociale, të cilat janë relative dhe të ndryshueshme.
Faktin se 'njeriu është fetar nga vetë natyra e tij' e pranojnë dhe e dëshmojnë të gjitha shkencat si: paleontologjia; etnologjia; antropologjia; filozofia, sociologjia etj.
Sot, në botë ekzistojnë fe të ndryshme: hebraizmi, krishterimi dhe feja islame, apo bindje që rrjedhin nga ndonjë doktrinë filozofike, apo nga ndonjë mendim i ndonjë njeriu, sipas të cilave shpesh kanë marrë edhe emrin. Si të tilla njihen: fetishizmi, toteizmi, zerdutishtja, taoizmi, konfucizmi, budizmi, hinduizmi, shintoizmi etj.
Përveç këtyre grupimeve është edhe një tjetër grup njerëzish të ashtuquajtur 'ateistë', por që gjithsesi janë të zhytur në supersticion. Këta njerëz e kanë mohuar dhe i janë larguar fesë së vërtetë dhe instinktivisht i drejtohen veprimeve irracionale, shenjave, ndodhive sinjalizuese, riteve, marrëdhënieve me ëndrrat, yjet dhe dëgjojnë vazhdimisht horoskopin edhe pse e konsiderojnë veten ateistë. Kështu kjo turmë njerëzish gjithnjë e më tepër miqësohet edhe i forcon lidhjet me këta aleatë mistikë, misteriozë, duke u zhytur në supersticion dhe duke u bërë peng i përhershëm i tyre.
Sot, intelektualët ateistë janë duke e çuar botën në rrugë të gabuar, sepse kanë një shkallë të ulët zhvillimi shpirtëror. Më mirë të vlerësohet një njeri i zhvilluar shpirtërisht sesa një intelektual i verbër karshi Zotit. Njeriu modern duhet të dëgjojë fjalën e Zotit, të hapë zemrën e tij që të hyjë drita hyjnore. Nëse nuk i hapemi dritës, errësira të thella do ta çorientojnë edhe më shumë rrugëtimin tonë duke sjellë ankth e pasiguri.
Prandaj me plot të drejtë një nga shpjegimet që mund t'i bëhet sot krizës shpirtërore, është ai i 'zbrazësisë ateiste të individit'. Dhe thirrja në dritë e këtyre vlerave shpirtërore te mohuara është pikërisht edhe misioni i fesë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.