Muhamedi a.s. shembull për njerëzimin

Nëse popujt e ndryshëm në botë kanë festa dhe përkujtime për personalitetet e tyre me arritje profesionale të kufizuara ku i përkujtojnë dhe i madhërojnë ata, atëherë për popullin musliman në botë, personaliteti kryesor që meriton të përkujtohet është Muhamedi a.s. Pejgamber i fundit për mbarë njerëzimin.

Allahu i Lartëmadhëruar ia dashi të mirën njerëzimit dhe e dërgoi një njeri prej mesit të tyre, që të bëjë rregullimin e jetës së tyre me anë të programit të në Kuran thotë: “Është e vërtetë se Allahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta, nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kuranin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin krejtësisht të humbur”. (Ali Imran, 164) Muhamedi a.s. u lind më 20 prill 571 sipas kalendarit lunar– gregorian.
Kurse sipas kalendarit hënor ai u lind më 12 Rabiul-evel, i njohur si viti e elefantit. Babai i tij, Abdullahu, vdiq dy muaj para lindjes së tij, kurse nëna e tij Eminjavdiq kur ai i kishte 6 vjet. Në përkujdesje e mori gjyshi i tij AbdulMuttalibi dhe bënte çmos për të që nipi i tij të mos e ndiej mungesën prindërore. Mirëpo edhe ky vdes kur Muhamedi a.s. ishte në moshën 8 vjeçare. Pasi përjetoi këto dhembje, ai kalon në përkujdesje të axhës se tij Ebu Talibi. Pasi që ky ishte i varfër, Muhamedi a.s. detyrohet të punojë për ekzistencë. Qysh si fëmijë pastaj i ri, ishte preciz, i saktë dhe i mbrojtur nga jeta e shëmtuar dhe e shfrenuar siç bënin moshatarët e tij. Si i ri në Mekë njihej me nofkën besnik, për sinqeritetin besnikërinë dhe autoritetin që kishte teke banorët e Mekës. Në moshën 25 vjeçare u martua me Hadixhen, një tregtare mekase e pasur, e cila atë kohë kishte rreth 40 vjet, kurse shpallja e fesë nga ana e Zotit filloi t’i vijë në moshën 40 vjeçare.

Lindja e tij, pastaj shpallja ishte një ndryshim rrënjësor në historinë e njerëzimit.

Ai gjatë misionit të tij pati vështirësi të shumta dhe shpeshherë të papërballueshme. Nuk jetoi jetën e mbretit edhe pse kishte mundësi por jetoi jetën e rëndomtë të një robi të Zotit. Fyhej dhe nënçmohej shumë nga kundërshtarët e tij, u gjuajt me gurë derisa u përgjak, u bojkotua ai dhe familja e tij nga kundërshtarët për tre vite me radhë, gjë që e dëmtoi shumë atë dhe familjen e tij. Pati rreth 10 tentativa për vrasjen e tij, mirëpo të gjithat dështuan pa sukses. Të gjitha këto mundime dhe shumë të tjera, i përballoi për hir të vlerës së shpalljes, dhe për dashurinë e madhe që kishte ndaj neve që kjo fe të arrijë te ne, ku pastaj ne me anë të saj të jetojmë jetën më të mirë dhe më të lumtur. Ai vërtet përballoi shumë por edhe pati suksese shumë të mëdha, me anë të vendosmërisë së tij dhe angazhimit maksimal. Qëllimi i dërgimit të tij ngaana e Zotit ishte për dy çështje: Rregullimi i çështjeve fetare ose rregullimi imarrëdhënieve në mes njeriut dhe Zotit , dhe organizimi i jetës shoqërore, oserregullimi i marrëdhënieve në mes njerëzve. Ai predikoinjë fe, krijoi një shtet, ndërtoi një komb, shtroi një kod moral, filloi dhe realizoi një numër reformash sociale e politike, vendosi një shoqëri të fuqishme dhe dinamike, që e praktikonte dhe paraqiste mësimet e tij në mënyrë të plotë, revolucionarizoi botën e mendimit dhe sjelljes njerëzore për çdo kohë që vinte. Simbol i misionit të tij ishte barazia e plotë mes njerëzve në tërësi dhe në mes besimtarëve në veçanti. Ai në aspektin e shpërblimit dhe ndëshkimit nuk i dalloi as anëtarët e familjes së tij. Punoi shumë dhe pati sukses në rregullimin e jetës së besimtarëve, e në veçanti në aspektin shoqërorë, moral, kulturor, ekonomik, dhe mbrojtës. E luftoi shejtanin në të gjitha fushat e ibadeteve dhe na mësoi edhe neve se si ta luftojmë atë dhe të mbrohemi prej tij, me anë të ajeteve Kuranore, lutjeve të ndryshme, dhe disa angazhimeve, kur ai ndikon te ne në veprime negative duke na zbukuruar neve këto veprime, si në pasuri, në arritjen e pozitave, dhe interes të tjera personale në dëm të atyre shoqërore. E luftoi shumë varfërinë e dhe kërkoi prej neve që të angazhohemi maksimalisht për ta evituar atë prej shoqërive tona, duke ndihmuar skamnorët me anë të Zekatit dhe ndihmave të tjera, dhe kërkoi prej të pasurve që mos të shpenzojnë pa nevojë. Muhamedi a.s. ishte një mësues fetar, një reformator shoqëror, një udhëheqës moral i cili asnjëherë nuk merrte ndonjë vendim pa u këshilluar me shokët edhe pse kishte kompetenca të plota për një gjë të tillë, sepse kështu ishte i urdhëruar prej Zotit. Ishte një kolos administrativ, një mik besnik ku për këtë thoshte: “Kush beson në Zotin dhe ditën e kiametit le ta respektojë mikun e tij“. Ishte një shok i mrekullueshëm ku për këtë thoshte: “Ta duash dikë vetëm për Allah dhe ta urresh dikë vetëm për Allah“. Ishte kryefamiljar i devotshëm ku edhe për këtë thoshte: “Më i miri prej jush është ai i cili është më i miri për familjen e tij, dhe unë jam me i miri për familjen time“.

Asnjëherë nuk e ngriti zërin në familje.

Bëri që familja e tij të jetë shembulli më i mirë që i përgjigjet shtëpisë së një pejgamberi dhe një burrështeti. Ishte shumë i butë dhe i lehtë me shokët e tij, kurse shumë i ashpër ndaj kundërshtarëve të Zotit. Asnjëherë nuk u hakmarrë për veten e tij, por vetëm për qëllime të shpalljes sepse shpallja ishte shumë e shtrenjtë për të dhe për besimtarët e asaj kohe. Ai nuk vinte vetëm me ligje teorike nga ana e Zotit por të gjitha ato ligje dhe rregulla menjëherë i vendoste në praktikë, dhe gjithmonë fillonte nga vetja e tij. Asnjëherë nuk ndërhynte në profesionet e të tjerëve, e në veçanti për çështje të jetës, Ai për këtë thoshte: “Ju jeni më të njohur se unë në punët e kësaj bote“. Dhe thoshte duke porositur: “Muslimani më i mirë prej jush është ai i cili nuk përzihet aty ku nuk ka qasje“. Diturinë e bëri farz – obligim – për çdo musliman dhe muslimane, sepse ky ishte edhe një ndër parimet kryesore të fesë .Ndaloi rreptësisht mendjemadhësinë dhe mburrjen para njerëzve, dhe e bërikëtë prej cilësive më të rrezikshme të shejtanit, dhe tha se kjo i shpenzon dhe i tretë të gjitha sevapet e besimtarit, dhe e largon nga xheneti. Ndaloi që udhëheqësi të ketë kompetenca absolute, dhe të shfrytëzojë pasurinë publike sipas dëshirës së tij. Ai për këtë citoi ajetin Kuranor ku Allahu thotë: “Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile (të keqpërdorë pasurinë publike) dhe kush bënë hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kiametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë...“. (Ali Imran, 161) Ai myslimanëve u krijoi një shtet me rregulla të qëndrueshme dhe i la pas vdekjes së tij të fuqishëm, të organizuar, dhe të ngritur para të gjithë të tjerëve.

Dëshmi të shumta

Por do të shohim tani disa dëshmi të njerëzve të famshëm jomusliman me renome botërore për Muhamedin a.s. Enciklopedia angleze pohon se: Një shumë detajesh nga burime të hershme tregojnë se ai ishte njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili kishte fituar respektin dhe besnikërinë e të tjerëve që ishin po njerëz të ndershëm dhe të drejtë. (vol. 12). Bernard Shoo tha për atë: Ai duhet të quhet shpëtimtari i njerëzimit. Besoj se nëse një njeri si ai do tëmerrtepërsipër drejtimin e botës moderne, ai do t‘ia dilte në zgjidhjen e problemeve të tij rrugës që do të sillte paqen dhe lumturinë e nevojshme. Historiani i njohur Lamartini duke folur për mrekullitë thelbësore të madhështisë njerëzore të Muhamedit . a.s. thotë: Në qoftë se madhështia e qëllimit, thjeshtësia e mendimeve, dhe rezultatet befasuese janë tre kriteret e gjeniut njerëzor,kush do të mund të guxonte të krahasonte çdo njeri të madh në historinë njerëzore me Muhamedin. Pastaj vazhdon duke folur për Muhamedin a.s.: ...durimi i tij në fitoren, ambicia e tij e cila ishte plotësisht edevotshme për një ide dhe në një farë mënyre orvatje për një perandori, lutjet e tija të pafundme, bisedimet e tija mistike me Zotin, vdekja e tij dhe triumfi i tij pas vdekjes, të gjitha këto vërtetojnë jo për një mashtrim por për një bindje tëfortë, e cila i dha atij fuqinë për të rivendosur një besim. Mahatma Gandi, duke folur për karakterin e Muhamedit, thotë: Do të dëshiroja të njihja nga më të mirëte atyre që mbajnë sot pushtet të padiskutueshëm mbi miliona zemrash të njerëzimit …Unë u binda se nukishte shpata ajo që fitoi një vend për islamin në këto intriga të jetës. Ishte thjeshtësia e plotë e të dërguarit, devocioni i fortë i tij për miqtë e vet dhe për ithtarët, guximi i tij , besimi i tij absolut tek Zoti dhe në misionin e tij. Poetja e njohur indiane Sarajini Nadiu thotë për të: Kam qenë e befasuar sa herë e më tepër nga ky bashkim i padukshëm që e bën njeriun instinktivisht një vëlla. Kurse Majkel Hart në veprën e tij për 100 njerëzit efamshëm që kontribuan në dobinë dhe ngritjen morale të njerëzimit, shkruan:Zgjedhja ime për Muhamedin si kryesues i listës së personave më me ndikim në botë, do të habisë ndoshta disa lexues dhe do të pyetem nga të tjerë, por ai ishte i vetmi njeri në histori që ishte në mënyrë madhështore suksesshëm njëkohësisht nëbesimet fetare dhe nivelet shekullore. E gjithë kjo dheshumë të tjera që thuhen nga jomuslimanët për Muhamedin a.s. tregon për madhështinë e tij dhe na shpien edhe neve që të lexojmë shumë jetën dhe historinë e tij që të gjejmë zgjidhje për shumë probleme të jetës tonë.
Sot pas një intervali prej 14 shekujsh, jeta dhe mësimet e Muhamedit a.s. kanë mbijetuar pa humbjet më të vogla, pa ndryshime ose interpohime. Ato ofrojnë të njëjtën shpresë të pavdekshme për trajtimin e mbarë njerëzimit. Kjo nuk është një kërkesë e pasuesve të Muhamedit a.s. por konkluzioni i pashkëputur theksuar nga një histori kritike dhe e paanshme.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.