Urimet e myftiut Tërnava me rastin e 12 Rebiul eveli-it, datëlindjes së Pejgamberit, Muhamedit alejhi selam

Të nderuar besimtarë e qytetarë të Kosovës!
Kam nderin, kënaqësinë e respektin, që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të institucioneve të saja dhe në emrin tim personal, me rastin e 12 Rebiul eveli-it, datëlindjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit alejhi selam, të gjithë besimtarët T’i përgëzoj me urimet më të ngrohta duke u lutur që natën e madhe të 12 rebiul evelit ta kujtoni, përjetoni e shijoni në mënyrën më të mirë të mundshme, me lutje, ibadet e adhurime.

Besimtarët myslimanë anekënd botës 12 rebiul-evelin e shënojnë me aktivitete të ndryshme, duke rikujtuar lindjen, jetën dhe misionin e të Dërguarit tonë të fundit, Muhamedit a.s., të cilit iu shpall nga Allahu xh.sh. Kurani, e nëpërmjet tij edhe neve, që të na rregullojë jetën në këtë botë dhe të përgatitemi për botën tjetër.
Manifestimi i Ditëlindjes së Pejgamberit, Muhamedit alejhisselam, si tek të gjithë popujt myslimanë edhe te populli ynë, ka një traditë po aq sa edhe prania e fesë islame në këto troje, dhe si i tillë është i shtresuar thellë në identitetin fetar e kulturor të populli tonë, aq sa ka marrë edhe karakter të një manifestimi thuajse gjithëpopullor, kjo për faktin se populli ynë tërë muajin rebiul-evvel e kalonte në përkujtim të Muhamedit a.s.
Të nderuar vëllezër e motra!
Kur kujtojmë lindjen e Pejgamberit a.s., kemi për synim që të njohim misionin e tij, mësimet e tij, sjelljet e tij, virtytet e cilësitë e tij, edebin e ahlakun e tij, për të cilat njerëzimi ka nevojë që t’i njohë, t’i dijë, t’i trajtojë, t’i studiojë e t’i vërë në përdorim në vazhdimësi, sepse të gjitha këto janë me burim hyjnor, sepse Allahu xh.sh., për të Dërguarin e Tij.
Tradita e festimit të Datëlindjes së Pejgamberit- Mevludi, te populli ynë është e kamotshme, dhe si e tillë me shekuj është festuar si në ambientet familjare ashtu edhe në ambientet e institucioneve fetare nga prijësit e ulematë tanë të shquar.
Kjo traditë e cila tash është mishëruar thellë në kujtesën e popullit tonë duhet vazhduar e kultivuar me devotshmëri, respekt e dinjitet, ngase me këtë kujtojmë pejgamberin, mision dhe shëmbëlltyrën e tij.
Të dashur besimtarë!
Në këtë natë kaq madhështore e shumë domethënëse, le ta madhërojmë Allahun dhe të kërkojmë bekimet e Tij, kurse përshëndetje, salate e selame, le t’i dërgojmë Pejgamberit të Tij të fundit, Muhamedit a.s., familjes së tij dhe të gjithë atyre që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit.
Duke Ju dëshiruar shëndet, paqe, mbarësi e lumturi, më lejoni që edhe një herë T’ju uroj e përgëzoj me rastin e Mevludit!



Me respekt,
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.