Samiti Botëror i Produkteve Hallall do të mbahet në Stamboll

Samiti Botëror i Produkteve Hallal dhe Panairi “Expo Hallall”, që do të organizohet në kuadër të këtij samiti, do të mirëpresë në datat 29 nëntor-2 dhjetor në Qendrën e Shfaqjeve dhe Artit “Euroazia” (Avrasya) në Yenikapi të Stambollit grupet vendore dhe të huaja ekonomike të interesit, njofton trt.net

Fjalën e hapjes së panairit dhe samitit këtë vit, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga më shumë se 80 vende, do ta mbajë muzikanti Jusuf Islam.
Në vitin 2017 ekonomia botërore hallall arriti të ketë një vëllim tregtar mbi 4 trilionë dollarë.
Tregu global i produkteve hallall është një zhvillim i ri që u intereson të 2 miliardë myslimanëve dhe që ka zënë një pozicion të fuqishëm në botë.
Prodhimet, shërbimet ose sistemet hallall krahas myslimanëve janë në interesin e përbashkët edhe të jomyslimanëve, për faktin se produktet hallall janë të pastra, të shëndetshme, të besueshme dhe të parrezikshme.
Turqia vazhdon punimet për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit në lidhje me prodhimet dhe shërbimet hallall si dhe për të bërë rregullimet e nevojshme ligjore e administrative.
Pritet që Turqia të luajë rolin e vendit pararojë në botë në lidhje me produktet dhe shërbimet hallall.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.