Myftinia e Gostivarit organizoi manifestimin tradicional kushtuar Ditëlindjes së Muhamedit a.s.

Me rastin e Ditëlindjes së Muhamedit a.s. – 12 Rebiu Evvel 1440, – Muftinia e Gostivarit, nën patronazhin e Reisul Ulemasë së BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, në mënyrë tradicionale për të 15-tin vit me rradhë e shënoi këtë Ditë të bekuar në Palestrën Sportive Rinia në Gostivar.

Në këtë manifestim morën pjesë vetë kreu më i lartë i BFI – H. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorë, myftinjë, hoxhallarë e profesorë, Ministri i Kulturës, kryetarët e Komunave të Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mvarovë-Rostushë, përfaqësues të jetës publike dhe politike në vend, zv. kryetari i Dijanetit të R. së Turqisë z. Iljas Serenli i shoqëruar nga atasheu për çështje fetare në Shkup, z. Murat Alkan, përfaqësues të pushtetit qendror e local si dhe të ftuar nga vendi e jashtë. Në sallën e sëtrmbushur me besimtarë, programi filloi me thirrjen e ezanit nga mysafiri nga Turqia, Jashar Xhuhadar për të vazhduar me këndim Kurani nga Hfz. Bunjamin Topçuoglu. Më pas fjalë përshëndetëse kishte Muftiu i Gostivarit, njëherit edhe nikoqir i këtij tubimi dhe zv. kryetari i Dijanetit. Programi vazhdoi me ilahije dhe kaside nga Kori i Muftinisë dhe Medresesë së vajzave në Gostivar si dhe grupi i nxënësve nga shkolla fillore në Gostivar.

Ndërkaq, në fjalën e vet të rastit Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, të pranishmëve ua përkujtoi vlerat e paarritshme me të cilat e stolisi Allahu Mëshirëplotë personalitetin e vulës së pejgamberisë, Muhamedin a.s. Ttuje, efendi Rexhepi ka ftuar që shpëtimin tonë, përforëcimin tonë shpirtëror e fizik, perspektivën tonë të sigurtë e të paqtë ta kërkojmë vetëm në dy burimet kryesore për myslimanët anekënd botës: në Kuranin Famëlartë si dhe në traditën e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s.

Pas kësaj, programi vijoi me këndim të ilahive me ç’rast me këndimin e bukur i mahniti të pranishmit edhe mysafiri special nga Kosova, Egzon Ibrahimi. Me ilahi u prezantua edhe medresanti Arben Emini. Programi vazhdoi me një recital nga aktorja Vjollca Baftiu Zylbehari për t’u përmbyllur me disa ilahije nga dy koret. Në këtë natë, u përkujtua edhe pjesëtari i orkestrit që ndërroi jetë kohë më pare, merhum Eroll Karpuzi.

Vlen të theksohet se ky manifetsim u transmetua direkt nga TVM2 në të dy rrjetet (tokësor dhe satelitor)./bfi/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.