Bota e biznesit hallall mblidhet në Stamboll

Samiti Botëror “Hallall 2018” dhe Organizata e 6-të për Bashkëpunim Islam (OBI) “Expo Hallall” ka filluar sot në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy mbledhjet kryesore në tregun global për produktet dhe shërbimet që përputhen me udhëzimet islame, të njohura si hallall dhe të organizuara nën kujdesin e Presidencës Turke, do të sjellin në një vend rreth 250 ekspozues gjatë katër ditëve.
Këtë vit, Samiti dhe “Expo Hallall” për të cilën AA është partner global i komunikimit pritet të tërheqin studiues, përfaqësues të kompanive, ekspertë, biznesmenë dhe politikanë nga rreth 80 vende.
Në samit do të adresohen disa folës të rëndësishëm në të gjithë botën, duke përfshirë Yusuf Islam, po ashtu të njohur si Cat Stevens.
Me temën “Jeta e shëndetshme dhe hallall: Ndërgjegjësimi dhe qëndrueshmëria”, samiti fokusohet në standardizimin, mjekësinë hallall, turizmin hallall dhe financat hallall.
Mbi 500 blerës marrin pjesë në “Expo Hallall” nga Lindja e Mesme, Evropa Perëndimore dhe Qendrore, Ballkani dhe nga Afrika.
Ngjarja organizohet nga Discover Events në bashkëpunim me Institutin e Standardeve dhe Metrologjisë për Vendet Islame (SMIIC) dhe Qendrën Islame për Zhvillimin e Tregtisë (ICDT).
Vitin e kaluar në mbledhjen masive morën pjesë rreth 30 mijë vizitorë nga 72 vende dhe 150 ekspozues.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.