Medresantet e “Isa Beu”-t shënojnë ditën e Pavarësisë dhe Flamurit Kombëtar

Dje në medresenë Isa Beu-paralelja e vajzave Shkup nga profesoresha e gjuhës shqipe, prof. Arzije Muaremi u organizua një program me rastin e 28 nëntorit.

Në medrese koordinatorja Mr. Nurten Shehi Sakipi me stafin edukativo arsimor morën pjese ne program të titulluar “Sot u mbushën 104 vite Shqipëri e pavarur dhe sovrane”.
Fjalimin për kete ditë të rëndësishme e mbajti koordinatorja Mr. Nurten Shehi Sakipi me këto fjalë: “28 nëntori është festa më e madhe e kombit shqiptarë. Sot janë mbushur 104 vite nga ngritja e flamurit shqiptarë. Rëndësia e kësaj dite është se me 28 nëntor 1912 Ismail Qemali e ngriti flamurin në Vlorë, e shpalli Shqipërinë të pavarur dhe sovrane.
Në fjalimin e radhës koordinatorja tha se edhe hoxhallarët kanë dhënë kontribut të veçantë për ekzistencën e popullit dhe kombit shqiptarë.
Në përpjekjet dhe në luftën e gjatë për ruajtjen e identitetit kombëtarë, hoxhallarë kanë marrë pjesë në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme, me karakter historik, politik, prania e hoxhallarëve ka qenë dhe është kudo e pashmangshme.
Të fillojmë nga hoxha Tahsini i madh-erudit, Daut Efendi Boriçin(në lidhjen e Prizrenit), hfz.Ibrahim Shkupin (në kongresin e Manastirit), me Myfti Vebi Dibrën e Sheh Ahmet Pazarin në shpalljen e pavarësisë me 1912 dhe ngritjen e flamurit me Hafëz Ali Korçën dhe Ismail Efendi Ndroqin në kongresin e vitit 1920 etj.
E nëse vazhdojmë më tej e shohim se ndërmjet pjesëmarrësve të kuvendit të Kushtetutës të janarit të vitit 1924 kemi Hfz. Ismat Dibrën, hfz. Ismail Repishtin etj. Ndërsa më vonë në vitin 1925 zgjidhet deputet për në parlamentin shqiptarë hfz. Xhemal Mullai. Pra në gjitha ngjarjet që përcaktojnë fatin e shqiptarëve i gjejmë aty dhe hoxhallarët e nderuar të besimit tonë. Muslimanët krah për krah, dorë për dore me të gjitha klerikët e besimeve tjera në Shqipëri.
Mjafton të kujtojmë vargjet e Fishtës te Lahuta e Malsisë: ” Shtrinë të ngratin Hafiz Myslimin dhe në dru e rrehnin trimin. Sado që ishte një ” hafiz” jam shqiptar me gjuhë e fis. Jam shqiptarë përgjigjet Hafizi deri që ashti i këmbës i krisi.”
Pas fitores së pavarësisë muslimanët shqiptarë filluan të zbatojnë reformë në kulturën islame dhe në përgjithësi ata filluan të mendojnë për përkthimin e Kur’anit në gjuhën shqipe dhe per përhapjen e kulturës islame në gjuhën amtare.





Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.