Kaptina Keuther – Shifër mileniumi!

Secila kaptinë e Kur'anit i ka personazhet kryesor, temën bosht (kyçe), ndjenjat dominante, tonin specifik dhe mesazhin relevant.

Duke udhëtuar nëpër 114 kaptinat e këtij Libri, njeriu kalon nëpër 114 pallate mahnitëse në të cilën ndodhen pasuri të paçmueshme në formë të ushqimit intelektual, prehjes emocionale, korrektimit moral, këshillave praktike, ideve udhëzuese, burimeve të motivimit etj.
P.sh., kaptina Keuther është melhem i vërtetë për të gjithë shpirtrat e tronditur, për humbjet, për sprovat që na presin, pa marrë parasysh vendin dhe kohën e ekzistimit te tyre. Është e pa mundur të paramendosh besimtarin dhe besimtaren që nuk e di këtë kaptinë, andaj ky fakt do të na lehtësoj përcjelljen e analizës së saj.
"Ne vërtetë, të dhamë ty Keutherin (shumë të mira) Andaj, ti falu dhe sakrifiko për hir të Zotit tënd. E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur".(1)
Gjithë-krijuesi i drejtohet Muhammedit a.s. duke e informuar për dhuratën e madhe që ia dha Allahu xh.sh. në momentet më të vështira të jetës së tij. Komentatorët klasik theksojnë se me Keuther nënkuptohet lumi në Xhenet më i bardh se qumështi më i ëmbël se mjalti.
Mendimi i drejtë është se me shprehjen Keuther mendohet në Kur'anin ose për të gjitha mirësitë.
Pyetja është përse Krijuesi ia shpallë këtë informatë Muhammedit a.s. dhe përse kjo është e rëndësishme për ne?
Shkak ishte padyshim vdekja e bijve të Muhammedit a.s. e cila padyshim nuk e ka lënë krejtësisht indiferent.
Këtë ndodhi e shfrytëzuan armiqtë e Muhammedit a.s. duke i vënë në plagët e freskëta të tij, dhe duke ia mohuar ekzistencën e fesë së tij pa gjurmë, m’u ashtu siç kishte mbetur ai pa trashëgimtar mashkullor. Njëherit duke infiltruar dezinformata tek besimtarët tjerë.
Thënë në gjuhën moderne (bashkëkohore) udhëhoqën luftë të vërtetë psikologjike ndaj Muhammedit a.s. dhe myslimanëve, për qëllim demotivizimi, dobësimi të fesë së tyre, forcës morale dhe mbjelljes së farës së dyshimit.
Andaj këto momente hasim sot të adresuara tek secili pasues i islamit i cili kalon nëpër peripeci për shkak të humbjes së caktuar jetësore (vdekja e fëmijës, mikut të afërt, sëmundjes, papunësisë, varfërisë) duke na kompensuar humbjen momentale me shpërblim të përhershëm. Për këtë:
"Fale namazin për Zotin tënd dhe bënë sakrificë (sakrifiko) për Të"
Pra, Krijuesi i Lartëmadhëruar këshillon robërit e Tij, që pa marrë parasysh në sprovat që hasin mos të harrojnë atë për çfarë janë të krijuar - namazin dhe sakrificën që na ndihmojnë ta ruajmë fokusimin tonë në këtë jetë turbulente, përplot peripeci.
Andaj në momentet e krizës që i sjellë jeta gati secili njeri ka nevojë të domosdoshme për një shok (mik) i cili do t'ia tregoj disa pika të shndritshme (energji pozitive) të cilat do ta gëzojnë për një ardhmëri të lumtur

Kaptina Keuther, pra ofron orientim për një program praktik të aplikimit të elementeve të motivimit, si në nivelin individual ashtu edhe kolektiv.
Vëllezër! Ju përkujtoj se të gjitha kombet e suksesshme në botë posedojnë sisteme motivimi të detajizuara dhe të përpunuara në nivelin nacional, nga shkaku se nga motivimi i drejtë (real) varet produktiviteti i punës dhe prosperiteti i përgjithshëm i një populli. Ata kanë projekte nacionale ekonomike dhe një tryezë të gjerë të metodave për nxitjen e progresit.
"Ai që të urren ty, vërtetë është “ebter". Në fund Allahu këshillon Muhammedin a.s. por edhe gjithë myslimanët të cilët janë të ekspozuar urrejtjes, nënçmimit, kurtheve, dredhive dhe formave tjera të luftës psikologjike, pra të gjithë ata që mbjellin urrejtje vetë do të jenë të urryer, të harruar.
Fjala "efter" ka kuptim të gjerë, andaj është vështirë të përkthehet në gjuhën tonë. Por kjo fjalë paraqet individin e privuar nga çdo e mirë, personin pa përkujtim pozitiv, pa trashëgimtar.
Duke shikuar nga ky kënd këtë kaptinë, mund të themi se është aktuale në çdo kohë dhe vend, dhe njeriut duke i parë rrethanat e tanishme ka përshtypje se kjo kaptinë ka zbrit sot, edhe pse është shpallur gati një milenium e gjysmë më parë.
Cili është mesazhi i kësaj kaptine:
- Luftërat psikologjike janë realitet i secilit vend dhe kohë
- Ngushëllimi ju nevojitet edhe më të fuqishmëve
- Patjetër aplikimi i faktorëve të motivimit në të gjitha nivelet (besimtari i thjeshtë e deri te xhemati komplet)
- Rëndësia reale e fokusimit në momentet e krizës
- Nevoja e mbushjes së përditshme në burimin e Kur’anit dhe hadithit
- Çdo mbjellje e urrejtjes, nënçmimit, i kthehet shkaktarit duke e ngulfatur në mendjet e tija
- Armiqësia e hapët shpesh është faktor i forcimit të besimit
- Fuqia shpirtërore e njeriut qëndron në baraspeshën e tij mentale
- Kjo kaptinë me plotë të drejtë është shifër e mileniumit, të cilën duhet ta lexojmë dhe aplikojmë në këto momente të vështira që po kalojmë.
Përmbajtja e namazit është një dritare hyjnore e hapur për zemrat tona për të shikuar kah e vërteta. Për njerëzit që kryejnë namazin me përkushtim.
Rumiu thotë simbolikisht:
“Ku rata sjellin tekbir dhe nisin namazin
Largohen nga kjo botë si kurbani kur theret”
Pastaj vazhdon:
Dije se thënia “Allahu Ekber” duke nisur namazin ka këtë kuptim: “Allahu im! Ne u bëmë kurban para Teje! Dhe me ngritjen e duarve te veshët për tekbir i hodhëm të gjitha gjërat e t’u drejtuam Ty!”
Në ato qaste trupi është si Ismaili a.s., kurse shpirti si Ibrahimi a.s.
Ata që falin namaz, qëndrojnë ashtu si në Ditën e gjykimit, në rreshta (safë) para Allahut dhe nisin t’i përgjigjen pyetjeve, të japin llogari e të luten.
Qëndrimi në këmbë gjatë namazit duke derdhur lot i përngjan ringjalljes në Ditën e kiametit, daljes nga varret, dhe qëndrimit në këmbë para Allahut. Ai ka për të pyetur ty: “Çfarë bëre ti gjatë këtij afati që të dhashë?” Çfarë fitove dhe çfarë më solle Mua?”
Qindra mija pyetje të tilla që ta shumëfishojnë mjerimin tënd.
Ndërsa qëndron në namaz, në këmbë, robi turpërohet nga fjala hyjnore, prandaj përulet në ruku. Atij si ka mbetur fuqi për të qëndruar drejtë. Në ruku ai thotë “subhane rabbijel adhim” duke madhëruar Zotin e vet dhe duke pohuar madhështinë dhe përsosmërinë e Tij absolute.
Pastaj robit i vjen ferman, dekret prej Zotit ‘Ngrije kokën dhe përgjigju pyetjeve. Robi e ngre kokën tërë turp, por s’mundet të qëndrojë dhe me përulësi bie poshtë me ballin në tokë.
Zoti e urdhëron: “Ngrije kokën dhe fol se do të pyes me hollësi për ato që ke bërë!”
Fjala tronditëse e Allahut aq shumë e ka prekur, sa që për shkak të kësaj ngarkese bie në sexhden e dytë. Kurse Zoti i thotë: “Fol, thuaj të pata dhënë shumë të mira, si i përdore? A falënderove? Të pata dhënë pasuri materiale e shpirtërore, çfarë fitove me te?”
Robi kthen fytyrën djathtas dhe u dërgon selam (përshëndetje) shpirtërore të pejgamberëve dhe melekëve duke u thënë: “Ndërmjetësoni për falje për këtë njeri të keq! Ky mëkatar ka rënë kokë e këmbë në baltë!”
Pejgamberët i thanë njeriut: “Dita e ndihmës dhe shpëtimit kaloi. Në dynja vepra të mira nuk bëre, kohën me gjëra të kota e kalove. Pas kësaj, robi e kthen fytyrën nga e majta dhe kërkon ndihmë nga të afërmit, kurse ata i thonë: “Hesht! Kush jemi ne që të ndihmojmë ty? Hiq dorë prej nesh dhe përgjigju vet para Zotit!”
Zemra e njeriut bëhet copë-copë që s’gjen ndihmë as nga kjo anë. Me shpresë të prerë prej të gjithëve, hap duart, me qafë të përulur, i dërmuar, nis të lutet e të përgjërohet duke thënë: “Allahu im, e humba shpresën prej të gjithëve! Ti je e vetmja strehë për robin Tënd! Në mëshirën dhe bamirësin Tënde të pafund u mbështeta!”
Dhe Rumiu që e dallgëzon kështu këtë det përfytyrim e meditim, e mbron përsiatjen e tij të fuqishme e emocionuese duke thënë:
“Shihi këto shenja të këndshme
të namazit dhe, duke e kuptuar
seriozitetin e kësaj, bindu se pa
diskutim kështu ka për të ndodhur.
Ke kujdes dhe vër mend që të
përfitosh nga namazi jo vetëm
formalisht por edhe shpirtërisht!
Mos mjafto vetëm të hedhësh e të
ngresh ballin nga toka si
zogu që mbledh fara, pa ditur
fare për madhështinë e Allahut!
Përkujto fjalët e Pejgamberit s.a.v.s.
“hajni më i keq është
ai që vjedh nga namazi”.(2)
Allahu na bëftë prej besimtarëve të sinqertë që e falin namazin me përkushtim.


________________
1. Kur’an: kaptina keuther
2. Hakimi, Mustedrek, I, 353



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.