Në Abu Dabi filloi punimet forumi i pestë për promovimin e paqes në shoqëritë islame

Në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe filloi punimet forumi i pestë për promovimin e paqes në shoqëritë islame. Në këtë forum po merr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij.

Gjatë dy ditëve sa do të zgjasë forumi, në të do të marrin pjesë studiues nga 120 vende të ndryshme të botës, të cilët do të shpalosin studimet e tyre si dhe do të diskutojnë metodologjinë e krijimit të një aleance virtytesh për të arritur një diskurs botërorë të miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, bazuar në vlerat dhe virtytet e përbashkëta.

Në këtë forum në mesin e personaliteteve fetare e shkencore do të ligjërojë edhe Myftiu Tërnava./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.