Doli nga shtypi numri jubilar i revistës “Takvimi” në gjuhën shqipe

Doli nga shtypi numri jubilar, i pesëdhjeti, i “Takvimit” në gjuhën shqipe, me të cilin mbyllet gjysmë shekulli i daljes së tij. Që nga dalja e tij për herë të parë, në vitin 1970, “Takvimi” ka luajtur rol krucial në ngritjen e kulturës së besimtarëve islam në Kosovë dhe më gjerë

Në fillim doli me qëllimin e vetëm, llogaritjen e kohëve të namazit dhe festave fetare, ndërsa me kalimin e viteve është plotësuar me shkrime e vështrime të ndryshme nga fusha islame dhe të tjera, me qëllimin që besimtarët islame të kenë një revistë islame në gjuhën shqipe.

Kryeredaktori i “Takvimit” njëherësh sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, shprehet se edhe në këtë numër jubilar është respektuar tradita dhe në faqet e tij kanë zënë vend shkrimet nga tefsiri, jurisprudenca islame, akaidi, hadithi, etika islame, trashëgimia jonë e pasur, historia e arsimit, shkrime përkujtimore të personaliteteve të ndryshme etj.

Ai thotë se pesëdhjetë numra të “Takvimit” janë të mjaftueshëm për të bërë një rekapitullim të gjithë asaj që është shkruar e botuar aty, gjithnjë duke pasur parasysh faktin se me “Takvimin” vihen themelet e periodikut dhe publicistikës islame në gjuhën shqipe në Kosovë, e cila më vonë do të zhvillohet, do të rrihet e do të kultivohet në vitet në vazhdim.

Të gjithë të interesuarit, “Takvimin” mund ta gjejnë në zyrat e këshillave të Bashkësisë Islame nëpër komuna.


Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.