Fara e zezë, ilaç mrekullibërës për të gjitha sëmundjet

Përmendim vetëm disa prej shumë sëmundjeve kundër të cilave shfrytëzohet ky ilaç mrekullibërës: aknet, alergjitë dhe astma, fryrja e barkut, celuliti, rrufa, dhembjet në nyje, mungesë e koncentrimit, gurëzit në veshka, impotenca e pjesërishme, format e rënda të shterpësisë, gingiviti, ...

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
“Fara e zezë përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes.” (Hadithi është sahih dhe e shënojnë Buhariu dhe Muslimi në përmbledhjet e tyre të haditheve)


Fara e zezë (Qimoni, Kokrra e kimit të zi, ar. Habbetu es-sevda, lat. Nigella sativa)

Fara e zezë në mbështjellësin e saj përkujton në mbështjellësin e hashashit, përmban kokërrza të zeza të cilat pas korrjes thahen. Nga kjo farë me filtrim të ftohtë fitohet vaji i cili është i pasur me acide të pangopura yndyrore. Këto aminoacide janë esenciale (me rëndësi jetësore), andaj me ushqim është e nevojshme të futen në organizëm.
Sot, fara e zezë kultivohet kryesisht në Siri, Irak, Egjipt, Amerikë, Indi, Pakistan, Iran, Greqi, Qipro, meqë më së miri ka sukses në territoret me diell.


Historia

Fara e zezë egjiptiane “el-bereka” është njëra prej bimëve më të hershme të kultivuara të njerëzimit. Por, kohëve të fundit kjo bimë është zbuluar rishtazi nga ana e mjekëve të mjekësisë alternative, imunologëve si dhe ndërmarrjeve të ndryshme farmaceutike.
Karakteristikat e vlefshme të farës së zezë janë të njohura që moti dhe është vlerësuar në shumë kultura përgjatë rruzullit tokësor.
Fara e zezë (lat. Nigella sativa) përmendet edhe në Bibël me titull kimi i zi. Edhe pse nuk i takon të njëjtës familje të bimëve e me këtë emërtimi është i gabuar, ai edhe sot përdoret në territoret folëse gjermane, ku për çarragat (fjalë me prejardhje turke) përdoret shprehja Schwarz kummel - kimi i zi. Kjo farë qysh në kohë të lashta është përdorur gjatë përgatitjes së ushqimit.
Dobinë e kësaj bime e ka përshkruar edhe Muhammedi s.a.v.s. me fjalët:
“Fara e zezë përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përpos vdekjes.” Ky hadith i Pejgamberit s.a.v.s. (i transmetuar nga Ebu Hurejre r.a. në transmetim është sahih që shënojnë Buhariu dhe Muslimi në përmbledhjet e tyre të haditheve) është meritor për popullaritetin e madh të farës së zezë në botën islame të cilën e quajnë edhe farë e bekuar. Shkenca bashkëkohore sot e ka vërtetuar vërtetësinë e këtij hadithi.
Edhe para Muhammedit s.a.v.s. mjekët e faraonëve e kanë përdorur vajin dhe kremin e farës së zezë te sëmundjet e sistemit tretës. Është përdorur edhe në kozmetikë, Nofreteti dhe Kleopatra e kanë bërë masazh trupin me vajin e farës së zezë dhe e kanë shfrytëzuar gjatë larjes. Përveç kësaj, në Lindje fara e zezë me mijëra vjet është përdorur për shërimin e alergjive dhe inflamimeve. Më se shpeshti është përdorur te astma, bronhitisi dhe neurodermitisi. Në Greqinë antike, fara e zezë ka qenë e njohur si mjet për sforcim gjatë dobësisë fizike e psikike të sëmurit. Tek ne gjatë është përdorur tinktura e vajit të farës së zezë për shërimin e fryerjes, sëmundjeve të lukthit, mushkërive, mëlçisë, e më shumë. Vetëm nëpërmes mjekësisë moderne high-tech, vaji i farës së zezë bie në harresë. Në Evropë kjo bimë arrin popullaritet të madh në shekullin e mesëm, pas daljes së përmbledhjes së filozofit dhe mjekut Ibn Sina në vitin 1031 (i njohur me emrin e latinizuar Avicenna) me titull “Libri për shërimin e shpirtit”. Pjesa mjekësore e përmbledhjes “Canon medicinae” ka qenë për shekullin e njëmbëdhjetë me rëndësi si shkencë, dhe është shfrytëzuar si libri më i rëndësishëm në fakultetet e mjekësisë së Evropës për pesë shekuj. Ibn Sinai, në mes tjerash përshkruan veprimin e jashtëzakonshëm të farës së zezë për ruajtjen e shëndetit.
Përveç kësaj, libri përmban shumë këshilla dhe receta, të cilat mjekët egjiptas edhe sot u rekomandojnë pacientëve të tyre.


Ilaçi mrekullibërës – Vaji i farë së zezë

Në shekullin e kaluar, shkencëtarët amerikan dhe arab të instituteve hulumtuese me renome (në mes tjerash edhe në Qendrën për hulumtime kundër kancerit “Hilton Head Island” në South Caroline) filluan me ndihmën e metodave moderne, duke analizuar këtë bimë të bekuar. Kanë ardhur deri te rezultatet vijuese:
- Fara e zezë përmban më shumë se njëqind përbërës (substanca biologjike aktive, omega 3 acide yndyrore të pangopura, vitaminë B, B2, B6, C, E, nigellon, nigellinë, timokinon, saponinë, beta-sitosterinë, etj.) të cilët ndikojnë pozitivisht në shëndet, ndihmojnë tretjen dhe punën e zorrëve;
- Substancat në ekstraktin e farës së zezë forcojnë sistemin imunologjik në luftë kundër sëmundjeve tumorale;
- Vaji i farës së zezë vepron kundër baktereve dhe sëmundjeve këpurdhore;
- Vaji i farës së zezë ka efekt të zvogëlimit të sheqerit të tepërt në gjak;
- Gjatë përdorimit afatgjatë vaji i farës së zezë forcon sistemin imunologjik.
Përveç kësaj, kanë zbuluar që ekstrakti i farës së zezë i aplikuar në sasi të mëdha shkakton sa vijon:
- Stimulimin e qelizave të palcës eshtërore (rritje për 250%);
- Rritja e produksionit të qelizave T - “ndihmuese” dhe qelizave B - “prodhues të antitrupave” në sistemin imunologjik;
- Rritjen e produksionit të interferonit (proteinë që ka rëndësi të madhe për sistemin imunologjik);
- Parapengimi i shumëzimit të qelizave kancerogjene (50% ngadalësim të zhvillimit);
Një institut tjetër hulumtues “Cancer Imuno-Biology Laboratory”, pavarësisht nga këto rezultate, duke eksperimentuar në kafshë, poashtu ka konstatuar që fara e zezë ngadalëson zhvillimin e qelizave të kancerit.
Acidet e pangopura yndyrore që përmban fara e zezë nevojiten si materie ndërtuese të hormoneve të indeve. Ato nxisin shkëmbimin e materieve dhe tretjen. Përveç kësaj, rregullojnë kolesterolin dhe mundësojnë shkëmbimin e shëndoshë të materieve. Kështu për lëkurë dhe flokë kanë rëndësi të madhe.
Hulumtimet e deritanishme kanë treguar që fara e zezë nuk vepron direkt në organe të veçanta, por vepron në tërë organizmin nëpërmes sistemit imunologjik (forcim/ revitalizim) dhe si pastrues nëpërmes zorrës së trashë, kështu që dobia është e shumëfishtë.
Studimet në klinikën universitare të fëmijëve në Mainz kanë treguar që fara e zezë përmban Gamma-acidin linoleik i cili ka efekt antiastmatik, ngase parapengon reaksionin alergjik.
Stresi i rritur, konsumimi i mjeteve për kënaqësi, me lëvizje të pakta, ushqimi i gabuar, shkatërron sistemin imunologjik. Hulumtimet moderne imunologjike vërtetojnë që përdorimi i rregullt i vajit të farës së zezë vepron si parapengues kundër sëmundjeve shoqërore sikur që janë disa lloje të kancerit, arteriosklerozës, sëmundjeve reumatike, kataraktës së syrit, . . .
Përdorimi konsekuent afatgjatë i përdorimit të vajit të farës së zezë përmirëson simptomat e ndryshme alergologjike në 90% rasteve. Përpos kësaj, përmirëson efektet imunologjike, ndihmon te alergjitë në polen dhe pluhur, te neurodermitisi, astma, infeksionet dhe sëmundjet tjera.
Vaji i farës së zezë mund të shfrytëzohet si shtesë në ushqim deri në 3 gram në ditë (për persona të shëndoshë, ndërsa gjatë shërimit sipas udhëzimeve për dozim), është mendim i dr. Schleicherit nga Departamenti i Imunologjisë në Mynhen.
Fara e zezë dhe mjalti me shekuj me sukses përdoren si mjete shëruese dhe me siguri veprimi i tyre nuk është tejkaluar as në shekullin 21, që vërtetojnë edhe hulumtimet moderne.
Është me rëndësi të dimë që veprimi i plotë i veprimit të farës së zezë arrihet vetëm pas 8 deri në 12 javë të konsumimit të rregullt, thekson eksperti i imunologjisë, dr. Schleicher.


Mënyra e përdorimit


1. Nervoza
Një lugë kafeje të vajit të farës së zezë me një filxhan kafeje.

2. Kolli dhe bronhitisi
Lyhet me vajin e farës së zezë gjoksi dhe shpina dhe pihet 3 x 1 lugë supe të vajit të farës së zezë + 2 lugë i qesim në gotën me ujë të vluar dhe e përdorim si inhalim.

3. Dobësia
Një lugë supe vaji të farës së zezë + lëng portokalli. Pihet 10 ditë në mëngjes.

4. Përmirësimi i memories
Një lugë të vogël vaj të farës së zezë me 100 ml çaj nane. Pihet dhjetë ditë.

5. Veshkat
Bluhen 1/4 kg farë të zezë dhe përzihen me 1/4 kg mjaltë. Pihet në mëngjes esull 2 lugë të kësaj përzierje me 1/2 gotë ujë të vakët dhe 1 lugë kafeje të vajit të farës së zezë.

6. Bukuria
Lyhet fytyra me një lugë të vajit të farës së zezë + një lugë të vajit të ullirit. Pas një ore lahet fytyra me sapun dhe ujë.

7. Vjellja dhe nauzea
Një lugë e vogël e karafilit të bluar përzihet më një lugë supe të vajit të farës së zezë dhe pihet me një gotë çaj nane. Pihet tri herë në ditë.

8. Thumbimi
Vendi i thumbuar lahet me ujë dhe sapun, pastaj fshihet (teret) dhe lyhet me vajin e farës së zezë në mbrëmje dhe lihet deri në mëngjes. Kështu veprohet tri netë.

9. Zemra dhe enët e gjakut
Në mëngjes dhe mbrëmje pihet 1 lugë çaji vaji i farës së zezë me pije të nxehtë (çaj, qumësht, etj.).

10. Psoriaza
Vendin e sëmurë e lyejmë me uthull molle, pastaj me vaj të farës së zezë. Terapia zgjat 15 ditë. Nëse nevojitet të vazhdohet, bëhet pauza prej 10 ditësh, e pastaj përsëritet.


11. Lythat
Lythat lyhen me vaj të farës së zezë, pastaj pihet 1 lugë kafeje vaji i farës së zezë. Terapia shfrytëzohet 3 herë në ditë (15 ditë). Nëse nevojitet që të vazhdohet, bëhet pauza prej 10 ditësh, e pastaj përsëritet.

12. Reumatizmi
Lyhen dhe fërkohen me vaj të farës së zezë vendet e sëmura. Pastaj pihet një lugë e madhe vaj i farës së zezë. Terapia zgjat 14 ditë, 2 herë në ditë.

13. Kokëdhëmbja
Tri herë në ditë lyhet balli me vaj të farës së zezë, mollëzat dhe pas veshëve. Në mëngjes pihet 1 lugë çaji vaji i farës së zezë. Terapia zgjat tri ditë.

14. Thartira dhe pengesat e stomakut
Një gotë qumësht + 1 lugë supe vaj i farës së zezë, 3 herë në ditë.

15. Sëmundjet femërore
Një lugë kafeje vaj i farës së zezë me çaj të ëmbëlsuar me 1 lugë mjaltë. Pihet 5 herë në ditë. Terapia zgjat dyzet ditë.

16. Inflamimi i zgavrave të hundës, kolli i thatë, astma bronkiale, gripi
5 herë në ditë lyhet brendia e zgavrave të hundës me vaj të farës së zezë, thithet dhe hudhet sekreti në gojë (disa herë). Terapia zgjat 3 ditë.

17. Sëmundjet e syve dhe dëmtimi i të parit
Gjysmë ore para gjumit lyhen kapakët dhe lëkura rreth syve me vaj të farës së zezë, pastaj pihet 1 lugë çaji vaj i farës së zezë i përzier me lëngun e karotës.

18. Diabeti
15 minuta para mëngjesit dhe mbrëmjes merret 1 lugë kafeje vaj i farës së zezë dhe përzihet me 1 gotë çaj të cimetit. Kujdes! Detyrimisht matet vlera e sheqerit para dhe pas marrjes së terapisë (1/2 orë), nëse sheqeri ka vlera të ulëta nuk merret terapia.

19. Forcimi i imunitetit
15 minuta para mëngjesit dhe mbrëmjes merret 1 lugë çaji vaj i farës së zezë dhe përzihet me 1/2 gotë ujë në të cilën është tretur një lugë supe mjaltë.


VËREJTJE TË RËNDËSISHME

1. Dozimi për fëmijë është gjysma e dozës së përmendur.
2. Te sëmundjet e rënda nevojitet terapia afatgjatë.
3. Të sëmurët me organe të transplantuara nuk duhet ta përdorin vajin e farës së zezë.
4. Shtatzënave nuk u rekomandohet përdorimi i vajit të farës së zezë.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.