Myftiu Tërnava vizitoi Ambasadën e Kosovës në Abu Dabi

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe

Myftiu u mirëprit nga i ngarkuari me punë në këtë ambasadë z. Amir Ahmeti, i cili pasi i dëshiroi mirëseardhje Myftiut Tërnava, e njohu atë përkitazi me aktivitetet e ambasadës në shtetin e EBA-së. Ai falënderoi përzemërsisht Myftiun Tërnava për këtë vizitë duke i dëshiruar qëndrim të këndshëm në Abu Dabi, si dhe falënderoi atë dhe institucionin e BIRK-ut për ndihmën që po jep në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës në Kosovë.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, fillimisht e uroi për hapjen e ambasadës e më pas e falënderoi z. Ahmetin për pritjen dhe theksoi se BIRK-u vazhdimisht ka dhënë kontribut për të gjitha proceset në të cilat ka kaluar Kosova deri më tani dhe do të jap edhe më kontribut dhe se marrëdhëniet e Kosovës me botën arabe do të intensifikohen në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të Kosovës. Myftiu Tërnava çmoi përkrahjen që kanë dhënë këto vende në veçanti EBA për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.