Arbnora Fejza nga Skenderaj thyen rekord në Guinness

Emri i Kosovës edhe një herë u përmend në librin e famshëm të rekordeve Guinness.

Është Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skenderajt, e cila ka shënuar një rekord të ri në librin e rekordeve botërore Guinness, me lulen më të madhe në botë të punuar nga letra, apo siç njihet, stili origami.

Lulja origami që e vendosi emrin e Arbnorës në librin e famshëm botëror ka një madhësi prej 8.7 metrash. E lajmi është bërë publik edhe në faqen zyrtare të Librit të Guinnessit, raporton Koha.net.

Arbnora bëri të ditur përmes faqes së saj në Facebook për këtë rekord, duke u shprehur:

“Me emrin e Allahut sot e fitova titullin Rekord Botëror Guinnes. Jam e lumtur që e përfaqësova Skenderajn, Kosovën”.

Veç saj, edhe kryetari i Komunës, Bekim Jashari, u shpreh i lumtur me këtë rekord.

“Ç’kënaqësi kur të mirat vijnë njëra pas tjetrës! Pas lajmit të djeshëm për Ushtrinë e Kosovës, jo vetëm Skenderaj por e gjithë Kosova sot nderohen nga znj.Arbnora Fejza Idrizi, e cila ka thyer rekordin botëror të punimit të lules më të madhe në botë origami, me përmasa 13×13 metra”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ndërkaq, në emailin konfirmues që asaj i ka arritur nga Guinnessi, thuhet se Arbnorës i takon tashmë një certifikatë që njeh veprën e saj.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.